KESH 30 miliardë lekë
kredi, shteti del garant

Shteti shqiptar “u ka dalë zot” kredive të njëpasnjëshme të marra nga kompanitë energjetike, pa të cilat këto të fundit do të kishin falimentuar me kohë.

Pra, ai është ofruar si garant për pagesën e 30 miliardë lekëve kredi të marra nga katër banka private, nga të cilat shtatë janë paguar brenda 2016-ës dhe tre të tjera duhet të shlyhen gjatë vitit në vazhdim.

Po kështu, shteti ka dalë garant edhe për kredi të marra nga banka gjermane KfW apo Banka Ndërkombëtare për Rindërtim e Zhvillim e Bankës Botërore për sigurinë e digave, ristrukturimin e kompanive, etj.

Por kjo është në fakt një praktikë e maskimit të subvencionit, të cilin institucionet evropiane dhe botërore e përjashtojnë.

OSHEE për vitin 2014 dhe 2015 nuk ka kryer asnjë pagesë për detyrimet e kredive, pavarësisht “Njoftimeve për pagese” të dërguara rregullisht nga ana e KESH.

Gjendja e totale e detyrimeve të Huave, deri në datën 20 shtator 2016 është 11.37 miliardë lekë. OSHEE nuk ka shlyer as detyrimin e njohur dhe të pranuar, për transferimin e aseteve nga KESH në CEZ Shpërndarje, në vlerën 17.410.413 lekë.

KESH nuk ka zbatuar VKM Nr.482, datë 05.06.2015 “Për miratimin e vlerës së kompensimit të dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore e në biznese, nga reshjet e shiut dhe përmbytjet në qarkun e Shkodrës“ në shumën 222.416.775 lekë.

Nuk ka gjetur zbatim VKM Nr.126, datë 11.02.2015 "Mbi përcaktimin e shumave të shuarjes me kompensim të detyrimeve ndërmjet institucioneve buxhetore dhe jo buxhetore që financohen nga buxheti, KESH, OSHEE dhe Ministria e Financave" për shumën 523.781.004 lekë nga OSHEE. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej