TIRANE - Reshjet e tri ditëve të fundit kanë detyruar KESH-in të urdhërojë hapjen e portave të hidrocentralit të Komanit, në Kaskadën e Drinit, duke nisur sërish shkarkimet.
Megjithatë, situata energjetike në vend paraqitet tepër pozitive, ndërsa shkarkimet nga ky hidrocentral arrijnë në 200 metër kub ujë në sekondë. Përsa u përket hidrocentraleve të tjera mbi Drin, nuk ka shkarkime, edhe pse ka patur rritje të nivelit të ujit në liqene.
Sipas të dhënave nga KESH, kuota në liqenin e hidrocentralit të Fierzës arrin në 296.91 metra dhe prurjet në 440 metër kub ujë në sekondë. Eksportet e energjisë elektrike kanë arritur nivelet më të larta historike, duke lehtësuar sadopak financat e rënduara të Korporatës Elektroenergjetike.
Të dhënat e fundit zyrtare nga KESH tregojnë se aktualisht po eksportohet rreth 10 milionë kilovatorë energji në ditë në tregjet e huaja. E përkthyer në vlerë, sasia e eksportuar i mundëson KESH të arkëtojë rreth 10 milionë euro në muaj.
Vetëm në dy muajt e fundit KESH ka arkëtuar 20 milionë euro nga eksporti. Një frymëmarrje kjo për Korporatën, e cila është e zhytur në borxh tek bankat private, por edhe ndaj furnitorëve, veçanërisht prodhuesve të vegjël të energjisë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com