KESH: Përmirësohet situata hidrike në HEC-e


TIRANE, 20 Janar/ATSH/-Reshjet e dendura të shiut ditëve të fundit kanë përmirësuar situatën hidrike në hidrocentralet e kaskadës së Drinit.
Sipas të dhënave të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur në 285.86 metra, ku pika maksimale e tij eshte 296 m. Prurjet në HEC-in e Fierzës llogariten 292 m3/s.
Niveli i ujit në HEC-in e Komanit ka arritur në 172.46 m, nga 175, që është pika maksimale dhe prurjet llogariten 134 m3/s. Ndërkohë, niveli i HEC-it të Vaut të Dejës është 73.69 m, nga 76 m, që është pika maksimale dhe prurjet llogariten 366 m3/sek ujë.

HEC


K. max. lejuar
(m)


K. ditore
(m)


Dif. kuotave
(cm)


Prurjet
(m3/s)


Fierze


296.00


285.86


      +21


   292


Koman


175.00


172.46


       -3


287 (134)


Vau i Dejes


76.00


73.69


       +14


366 (41)

 ./a.gjonaj/ /a.g/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi