KESH, procedim për
ish-drejtorin e HEC Koman
Hidrocentrali i Komanit blen skaf, por paguan për jaht. Një mjet lundrues që nevojitej për të kryer kontrolle në liqenin e Komanit, është blerë me një çmim prej 357 milionë lekësh të vjetra, ndërsa në doganë është deklaruar çmimi real, prej 38.150 eurosh, apo rreth 44 milionë lekë të vjetra.
TIRANE- Hidrocentrali i Komanit blen skaf, por paguan për jaht. Një mjet lundrues që nevojitej për të kryer kontrolle në liqenin e Komanit, është blerë me një çmim prej 357 milionë lekësh të vjetra, ndërsa në doganë është deklaruar çmimi real, prej 38.150 eurosh, apo rreth 44 milionë lekë të vjetra. Ky skandal është zbuluar nga auditi i Departamentit të Brendshëm të Korporatës Energjetike Shqiptare, ku konstatohen shkelje të rënda administrative, ligjore, keqmenaxhim shpenzimesh dhe keqadministrim të procedurave të prokurimit.
Për rrjedhojë, KESH ka çuar për ndjekje penale ish-drejtorin e Hidrocentralit të Komanit, Arben Cani, si dhe drejtues të tjerë të këtij HEC-i për abuzim me tenderin për blerjen e një mjeti lundrues, por edhe për shkelje të tjera. Sipas dokumenteve, rezulton se skafi i tipit “Marinko Cruiser 222”, i importuar fillimisht nga një subjekt privat është zhdoganuar në doganë me vlerë 38.150 euro. “Nga komunikimet me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në funksion të plotësimit të dokumentacionit të mangët të këtij mjeti lundrues, u konstatua që mjeti lundrues i faturuar në KESH sh.a. me vlerën 35,760,000 lekë është zhdoganuar me çmim 38.150 euro.
Për konstatimet e mësipërme, grupi i auditimit ka ngarkuar me përgjegjësi të gjithë kastën menaxheriale të Njësisë HEC Koman: ish-drejtorin e njësisë, shefin e sektorit të shërbimeve të personelit, shefin e sektorit të mirëmbajtjes, shefin e sektorit ekonomik, shefat e sektorëve, përgjegjësin e repartit të drejtimit, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Njësisë së Prokurimit”, thuhet në njoftimin zyrtar të departamentit të auditit të brendshëm në KESH sh.a. Lidhur me këto fakte, KESH sh.a i është drejtuar prokurorisë për të hetuar përgjegjësinë e mundshme penale të autorëve.
Shkrimi u publikua sot (26.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4435
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08