Këngëtarja e njohur Kesha ndodhet tashmë në një qendër rehabilitimi për shkak të ç’rregullimeve me ushqimin.

Prej disa kohësh ajo vuan nga anoreksia dhe sipas mediave të huaja është detyruar të hyjë në një qendër rehabilituese.

kesha

“E kam pasur të vështirë. Nuk do të jem këtu për 30 ditë, jam duke kërkuar trajtim për ç’rregullimet në ushqim. Duhet të mësoj të  dua veten përsëri, ashtu siç jam”,-është shprehur Kesha.

Gjithashtu mësohet se këngëtarja është në një njëjtën qendër rehabilitimi ku ka qenë edhe këngëtarja Demi Lovato.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)