Këshilla në lidhje me ushqimet të cilat
dëmtojnë ose mbrojnë dhëmbët tuaj

Këshilla në lidhje me ushqimet të cilat<br />dëmtojnë ose mbrojnë dhëmbët tuaj
Nëse nuk kontrolloni sasinë që konsumoni të disa lloje ushqimesh, kjo mund të çojë në probleme serioze me dhëmbët tuaj.

Më poshtë do t'ju listojmë ushqimet të cilat dëmtojnë dhëmbët dhe ushqimet që i bëjnë mirë atyre.

Produktet që dëmtojnë dhëmbët
 
Karamelet
Karamelet e forta ngjiten në sipërfaqen e dhëmbit dhe duhet shumë kohë që të shpërbëhen, kështu që janë shumë të dëmshme për dhëmbët. Disa prej tyre janë aq të forta saqë mund të shkaktojnë thyerjen e dhëmbit nëse i kafshoni.
 
Ushqimet acidike
Nëse ju pëlqen limoni dhe keni dëgjuar se ai i zbardhon dhëmbët, bëni kujdes. Limoni mund të jetë i dëmshëm për dhëmbët. Pas konsumimit të ushqimeve të tilla, duhet të pastroni dhëmbët.
 
Ushqimet që përmbajnë niseshte
Patatinat, buka e bardhë, pica, makaronat dhe hamburgerët janë të pashëndetshëm sepse copëzat e tyre mbesin në mes të dhëmbëve dhe bëntojnë smaltin. Këto ushqime shumë shpejt konvertohen në sheqer sepse në gojë fillon procesi paradigjestiv.
 
Pijet e gazuara dhe energjike
Pijet e gazuara dhe pijet energjike janë veçanërisht të dëmshme për dhëmbët nëse pihen shpesh.
 
Alkooli
Pështyma në gojë ndihmon për të larguar grimcat e ushqimit dhe mbron kundër ushqimeve acidike, dhe meqë alkooli pengon prodhimin e pështymës, ai është i dëmshëm për dhëmbët. Alkooli mund të çojë në sëmundje të mishit të dhëmbëve, dhe madje edhe në kancer.
 
Produktet që janë të shëndetshëm për dhëmbët
 
Uji
Uji është i pazëvendësueshëm dhe me të duhet shpëlarë dhëmbët pas ngrënies ose pas konsumimit të pijeve me sheqer të shtuar.
 
Produktet e qumështit
Produktet e qumështit janë të pasura me vitamina dhe minerale. Ato ripërtërijnë sasitë e kalciumit, i cili është i nevojshëm për shëndetin e dhëmbëve.
 
Arrat
Arrat janë të pasura me vitamina, minerale, kalium, kalcium dhe zink, dhe janë të shëndetshme për dhëmbët tuaj.
 
Çaji jeshil
Çaji i gjelbër parandalon rritjen e baktereve dhe ndihmon në luftën kundër inflamacionit të mishit të dhëmbëve dhe formimin e shtresave. Kafeja dhe kakao janë gjithashtu shumë të dobishme.
 
Këshilla
Mos i patroni dhëmbët tuaj menjëherë pasi të pini apo hani diçka të ëmbël apo të thartë, sepse atëherë smalti i dhëmbëve dëmtohet më shpejtë.

Gjithashtu, dhëmbët pastrojini me ujë, prisni gjysmë ore deri sa pështyma ta bëjë punën e vet, dhe pastaj pastrojini me pastë dhëmbësh.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë