KESHILLAT/ Ja çfarë duhet të
konsumoni në temperatura të larta

KESHILLAT/ Ja çfarë duhet të<br />konsumoni në temperatura të larta
Çdo frut ka përmbajtje të lartë vitaminash dhe lëngjesh, që mbrojnë organet e trupit nga infeksionet që mund të vijnë për shkak të temperaturave. Frutat ndikojnë edhe në pasurimin e trupit me lëngje, duke mos patur nevojë të hani ushqime të tjera për disa orë rresht. Frutat këshillohet për të gjitha moshat duke filluar nga fëmijët tek të moshuarit.

Frutat kryesore që ju bëjnë mirë janë: Qershitë, pjeshkët, portokallet, kivi, etj. Këshillohet të konsumoni edhe rrush pasi ndihmon në rritjen e tensionin të ulët, nëpërmjet acideve të veçanta që ndimojnë personat e moshuar.
 
Perimet
Shalqini dhe pjepri janë dy nga produket që duhet të konsumohen në masë. Të dy këto produkte kanë përmbajtje të lartë të lëngjëve, atë që trupi ka më shumë nevojë gjatë temperaturave të larta. Por këshillohet edhe perimet si patëllxhani, brokoli, qepa, lakrat etj, të cilat i japinn më shumë energji trupit të njeriut, për të përballuar temperaturat mbi 35 gradëcelsius.

Ujë
Gjatë muajit korrik dhe gusht trupi i njeriut ka më shumë nevojë për ujë se sa për ushqim. Një studim në SHBA ka zbuluar se ata persona që nuk pinë mjaftueshëm ujë gjatë verës, kanë një risk më të madhë për tu prekur nga sëmundje të ndryshme. Minimalisht duhet të pini 3-4 litra ujë në ditë, ndërsa ata persona që konsumojnë më shumë, kanë risk të vogël për tu prekur nga sëmundjet.

Lëngje
Frutat e shtrydhura këshillohet të konsumohen çdo ditë. Lëngu i bananes, luleshtrydhes, i portokallit mbrojnë organizimin nga sëmundjet dhe mbi të gjitha i japinn më shumë rezistencë. Lëngjet duhet të konsumohen në oraret e drekës dhe të darkës. Ata persona që mbajnë dietë mund të pinë lëngje, pa patur frikë se mund të shtojnë në peshë, pasi zëvendësohet edhe ushqimi nëpërmjet vitaminave që ato kanë.
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane