Uji është i nevojshëm për trupin e njeriut të paktën 5 herë në ditë. Çdo qelizë e trupit, për të mbetur e gjallë, ka nevojë për ujë. Njeriu pa ujë vdes brenda një jave. Rëndom uji përbën 70% të peshës së trupit, në varësi të moshës dhe gjinisë. Trupi i një njeriu mesatar, përmban përafërsisht 45 litra ujë. Uji kryen shumë funksione në organizmin e njeriut: Uji mundëson rrjedhjen e gjakut, përmes të cilit përcohen lëndët ushqyese dhe oksigjeni në çdo qelizë, prej nga dhe mbledh njekohësisht mbetjet. Uji ndihmon tretjen, frymarrjen, riprodhimin dhe është pjesë e shumë reaksioneve kimike që kryen brenda në qelizë. Uji ndihmon ruajtjen e përqendrimit të domosdoshëm të lëndëve ushqyese dhe përbëresve të qelizës, të domosdoshëm për funksionimin normal.