KËSHILLAT, Qarku Korçë/ PS merr shumicën në të gjitha bashkitë, ulet mbështetja për Bashkë Fitojmë! Rritet përqindja e PD-së

Si në pothuajse të gjitha bashkitë, edhe në Bashkinë e Korçës Partia Socialiste kryeson në mandatet për Këshillin Bashkiak. Numërimi ka përfunduar dhe PS ka marrë 48.81% të votave ose 23 mandate nga 41 mandate gjithsej. Koalicioni Berisha Meta është braktisur edhe në Korçë për votën për këshillin pasi ‘Bashkë Fitojmë' nuk i kalon 20.36% të votave me 9 mandate. PD ka 5.37% ose 2 mandate. Edhe PAA merr 2 mandate këshilltarësh, ndërsa nga 1 mandat shko për PSD, PR, Nisma Thurje, Aleanca Arbnore Kombëtare si dhe kandidati i pavarur Lazjon Pjetri.
Rezultatin e plotë për Bashkinë Korçë e gjeni KËTU

Në Bashkinë Pustec ka triumfuar Partia Socialiste me 32.21% të votave duke siguruar 5 mandate ndërsa është pasuar nga “BF” me 22.83% të votave duke siguruar 4 mandate. Ndërkohë, 3 mandate ose 21.46% ka marrë Aleanca Maqedonasve për Integrimin Europian. Nga 1 mandat kanë marrë PSD me 9.43%, PDS me 6.45% dhe PAA me 7.62%. 
Rezultatin e plotë për bashkinë Pustec e gjeni KËTU

Në Bashkinë Kolonjë ka përfunduar numërimi dhe shumicën e ka marrë PS me 32.21% ose 5 mandate. BF ka marrë 22.83% ose 4 mandate. 21.46% ose 3 mandate ka marrë Aleanca Maqedonasve për integrimin Europian dhe nga 1 mandat PSD, PAAA dhe PDS.
Rezultatin e plotë për bashkinë Kolonjë e gjeni KËTU

Në bashkinë e Maliqit ka përfunduar numërimi i kutive ku PS ka fituar 20 mandate me 55.6%, BF ka fituar 6 mandate me 17.35% të votave. PSD 6.47% ose 2 mandate, Partia Demokratike me 5.49% ose 2 mandate dhe Partia e Gjelbër 1 mandat ose 2.94% të votave.
Rezultatin e plotë për bashkinë Maliq e gjeni KËTU

Në bashkinë Pogradec janë numëruar 106 nga 106 QV. Këtu ‘Bashkë Fitojmë’ ka fituar 5 madate nga 31 në total. PS ka fituar 19 mandate, nga 49.76 %. Partia Demokratike dhe Partia Agrare Ambientaliste dhe LZHK, marrin në Pogradec një përqindje të rëndësishme me nga 2 mandate secila. FRD ka marrë 1 mandat.
Rezultatin e plotë për Bashkinë Pogradec e gjeni KËTU

Bashkinë e Devollit janë numëruar të gjitha kutitë e votimit për Këshillat Bashkiakë.

PS kryeson me 9 mandate këshilltarësh nga 21 gjithsej. BF merr 4 mandate ose 15.43 % të votave. PD ka marrë 7.99 % të votave me 2 mandate, po ashtu edhe PDIU merr 2 mandate. Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Ballit Kombëtar kanë marrë nga një mandat dhe 1 mandat kandidatit të pavarur Festim Kaso.

Rezultatin e plotë për Bashkinë Devoll e gjeni KËTU


Lajmi kryesor:

PS merr shumicën e këshillave bashkiakë! PD rritet! Berisha-Meta pësojnë tjetër disfatë! PSD merr veriun


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

‘Radio Eska’: Shqipëria, destinacioni perfekt për pushime në 2024

‘Radio Eska’: Shqipëria, destinacioni perfekt për pushime në 2024