Çahet sërish opozita në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Miratimi i projektvendimeve të Bashkise u bë me votat pro të anëtarit të LSI, Naim Halili dhe atij të PR, Ferdinand Papadhima. Pasditen e sotme Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi disa nga projektvendimet e propozuara nga Bashkia, por me surprizën se mazhorancës së udhëhequr nga PS, i janë bashkuar edhe dy vota nga opozita. Për t’u quajtur të miratuara, projektvendimet kërkojnë minimalisht 31 vota, të cilat janë arritur falë votës pro që kanë dhënë një anëtar i LSI dhe ai i PR. Një lëvizje që vjen krejt e papritur nga radhët e opozitës.
/Shqiptarja.com

Ndërkaq, mësohet se anëtarja e vetme e FRD-së në Këshillin Bashkiak, Mirela Bogdani nuk ka votuar fare për projektvendimet e propozuara nga Bashkia e Tiranës.
Kujtojmë që në muajin korrik, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi edhe me votat e opozitës projektvendimin për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Tre anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim votuan pro nismës së bashkisë, ndërsa prezenca e PD në fillim të mbledhjes bëri kuorumin dhe i dha legjitimitet mbledhjes.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com