Këshilli bashkiak i Durrësit ka miratuar listat paraprake të përfituesve të grantit për rindërtimin, rikonstruksionin ose riparimin e shtëpive individuale ose të banesave në ndërtesa (pallate), të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime, si pasojë e dëmtimeve nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntorit 2019.
Gjithashtu ka miratuar kërkesën për grante për rindërtimin e shtëpive individuale, në bazë të ekspertizës së thelluar sipas listës paraprake të familjeve aplikuese në aplikacionin “shtëpia ime” gjatë mbledhjes online të ditës së sotme.
Të gjitha vendimet e miratuara ditën e sotme nga Këshilli bashkiak i Durrësit:
1-për miratimin e familjeve përfituese te ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6 % dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë, për muajin maj 2020.
2-për miratimin e dhënies me qira të ambjentit, me vendndodhje në katin zero të ish repartit të urt-së, me nr. pasurie 2/423, zk 8513, me sipërfaqe të përgjithshme 602 m2 (nga kjo sip. ndërtimi 578 m2 dhe sip. funksionale 24 m2 ), pronë e bashkisë Durrës, për një afat 10 (dhjetë) vjet, nëpërmjet proçedurës së konkurrimit
3-për miratimin e dhënies me qira të ambjentit, me vendndodhje në katin zero të ish repartit të urt-së, me nr. pasurie 2/423, zk 8513, me sipërfaqe të përgjithshme 251 m2 (nga kjo sip. ndërtimi 201 m2 dhe sip. funksionale 50 m2 ), pronë e bashkisë Durrës, për një afat 5 (pesë) vjet, nëpërmjet proҫedurës së konkurrimit
4-për miratimin për dhënien me qira të terrenit sportiv, që përfaqëson dy fusha tenisi me sipërfaqe 1420 m2 ; të ambjentit godinë 1 kt me sip.32.4 m2 dhe të sip.124.6m2 , që përshin shkallët betonarme dhe ndërtime të rrjetit të infrastrukturës (kanalizime dhe sip. të gjelbëruara), që janë në funksion të terrenit sportiv, me vendndodhje në territorin e gjimnazit “Leonik Tomeo” pronë e bashkisë Durrës, për një afat 5 (pesë) vjet, nëpërmjet proҫedurës së konkurrimit
5-për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e këshillit bashkiak nr. 468 datë 23.12.2017 “për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit”, i ndryshuar
6-për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e këshillit bashkiak nr.625, datë 27.09.2019 “për zgjedhjen e komisioneve të përhershëm të këshillit bashkiak Durrës”.
7-diskutim për rezolutën “mbi marrjen e masave të veçanta për shkak të situatës së krijuar si rezultat i pandemisë tsë shkaktuar nga covid-19, pёr parandalimin e dhunёs me bazё gjinore”
8-për miratimin e masës së grantit të rikonstruksionit ose riparimit për nivelin e dëmit DS1, DS2 dhe DS3, për banesat e dëmtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019 në qytetin e Durrësit
9-për miratimin e listës paraprake të subjekteve përfitues të programit të grantit për rindërtimin, rikonstruksionin ose riparimin e shtëpive individuale ose të banesave në ndërtesa (pallate), të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime, si pasojë e dëmtimeve nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019
10-për miratimin e kërkesës për grante, lista e parë, për rindërtimin e shtëpive individuale, në bazë të ekspertizës së thelluar sipas listës paraprake të familjeve aplikuese në aplikacionin “shtëpia ime”, në njësitë administrative të bashkisë Durrës, që do të përfitojnë nga programi i proҫesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
Cfare katastrofe Pa' kriter ne Ndertimin e Pallatevee larte!!??..skandal
Përgjigju