Këshilli Bashkiak i Tiranës i jep sot titullin ‘Qytetar Nderi’, Ali Ahmetit

Këshilli Bashkiak i Tiranës i jep sot titullin ‘Qytetar Nderi’, Ali Ahmetit

Me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj, Këshilli Bashkak i Tiranës do të miratojë sot dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për kryetarin e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

Ky titull do t’i akordohet në shenjë falënderimi për gjithë kontributin e tij në komunitetin shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Ali Ahmeti është një prej figurave më të rëndësishme në skenën politike dhe shoqërore të Ballkanit Perëndimor.

Ali Ahmeti njihet si njeriu i punëve të mëdha për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ai është pagëzuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Maqedonisë. Propozimi për shpalljen e tij qytetar nderi është bërë mbështetur në rolin e tij si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ku ai luajti një rol kyç në konfliktin e armatosur në Maqedoninë e Veriut në vitin 2001.

Gjithashtu, në vlerësim të rolit të tij si lider i partisë BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim), duke ndihmuar në përpjekjet për të zgjidhur konfliktet etnike dhe për të ndërtuar një shoqëri më të harmonizuar dhe më të bashkuar.

Kontributi i Ahmetit reflekton vlerat e përbashkëta shqiptare për respekt dhe mirënjohje ndaj atyre që kanë dhënë kontribut në promovimin e paqes, stabilitetit dhe përparimit të shqiptarëve në politikën rajonale.


Lajmi kryesor:

U rrëmbye dhe u zhduk nga SHIK-u i Sali Berishës, emri i një rruge në Tiranë merr emrin Remzi Hoxha


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Në Serie A pas 21 vitesh, Cesc Fabregas dërgon Comon me pushime

Në Serie A pas 21 vitesh, Cesc Fabregas dërgon Comon me pushime