Këshilli Bashkiak i Tiranës kërkon leje nga SPAK dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që kryebashkiaku Veliaj të marrë pjesë në mbledhjen që parashikohet të mbahet të mërkurën e 29 shtatorit në orën 15:00, ku shqyrtohet drafti ligjor për ndarjen e re Administrativo-Territoriale.
Në shkresë kërkohet që Veliajt t’i jepet leje e përkohshme për të marrë pjesë fizikisht në mbledhje ose, nëse kjo nuk është e mundur, të lidhet online përmes videokonferencës.
“Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve tuaja, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional.Ju lutemi të na informoni me shkrim mbi vendimmarrjen tuaj, duke patur parasysh rëndësinë e respektimit të funksioneve institucionale dhe të të drejtës së Kryetarit të Bashkisë për të raportuar para Këshillit Bashkiak”, thuhet në letrën e Këshllit.
Bashkia e Tiranës nuk pëson ndryshim thelbësor me hartën e re administrativo-territoriale, por merr një nga zonat me potencialin më të madh ekonomik, Rinasin. Sipas propozimit të socialistëve Rinasi se bashku me fshatrat Domje e Bërxullë do të përbëjnë një njësi të re administrative që i bashkohet bashkisë së kryeqytetit.
Kërkesa e plotë e Këshillit Bashkiak të Tiranës
Këshilli Bashkiak do të mblidhet ditën e martë, datë 29 shtator 2026, ora 15:00, në sallën e Këshillit Bashkiak, për shqyrtimin, mes të tjerave, edhe të pikës 11 të rendit të ditës, ku detyrimi për t’u shprehur me një qëndrim zyrtar ndaj projektligjit “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, i takon si Kryetarit të Bashkisë Tiranë, ashtu edhe Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Nisur nga sa është thënë më sipër dhe referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr. 66, datë 03.11.2025, por edhe duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, ju kërkojmë që, nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet:
• lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike,
Ose, nëse kjo nuk është e mundur,
• mundësimi i pjesëmarrjes së tij nëpërmjet një modaliteti të përshtatshëm komunikimi (online, videokonferencë apo formë tjetër të aprovuar).
Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve tuaja, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional.
Ju lutemi të na informoni me shkrim mbi vendimmarrjen tuaj, duke patur parasysh rëndësinë e respektimit të funksioneve institucionale dhe të të drejtës së Kryetarit të Bashkisë për të raportuar para Këshillit Bashkiak.


Dokumenti i kërkesës së këshillit bashkiak
-
cfare parodie! dmth keta qe konstatuan mungesen ne detyre dhe shkarkimin, tani po kerkojne qe Lali te jete ne detyre, se vendimet nuk merren dot pa te. po le ti marrin vendimet keta se kryetari merret me zbatimin e vendimeve dhe nuk eshte vendimarres ne ato kompetenca qe i ka KB. pra paraburgimi eshte me meditje, kur duhet te ushtroje detyren dhe funksionin i jepet leje, pjesa tjeter eshte vetem te shkoje te flere gjume ne paraburgim.
Përgjigju







Komente
Komento