Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi listën e familjeve të Kombinatit, të cilat përfitojnë bonus qiraje pasi banesat e tyre u prekën nga procesi i rindërtimit prej tërmetit. Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se vonesat kanë ardhur si pasojë e proceseve gjyqësore nga partitë politike. Ai theksoi se bashkia i ka fituar të gjitha proceset gjyqësore që sollën pengesa dhe shumë shpejt do të hidhet shorti për ndarjen e apartamenteve për familjet e prekura. 

“Kemi një projektvendim për miratiomin e pagesës së qirasë, sipas vlerës së tregut të lirë, për individë dhe pasuritë e tyre që preken nga shpronësimi për interes publik në funksion të procesit të rindërtimit në zonën e Kombinatit. Siç e keni parë, aty jemi shumë afër fundit, kemi pasur disa procese gjyqësore. Fatmirësisht i kemi fituar të gjitha. Ndoshta, një mesazh për të gjitha partitë politike që investohen në këto bllokime: Nuk bllokohet Bashkia e Tiranës. 99% e qytetarëve shkojnë në shtëpitë e tyre, është vetëm ky 1% që është pa shtëpi, që duke u vërtitur gjyqeve me njëri-tjetrin, hasin pengesa të panevojshme. Duke qenë se jemi në prag të fundit ne do të vazhdojmë qiranë deri në ditën e fundit për qytetarët e Kombinatit. Shumë shpejt, besoj brenda verës, ne do të hedhim shortet për gjitha shtëpitë e Kombinatit, që si “5 maji”, si Kombinati, pjesa e tërmetit të jetë mbyllur dhe pastaj të shqetësohemi për pjesën e shpronësimeve, që mund të jenë dyqane apo le të themi njësi biznesi, që kanë qenë në ato territore që do të kompensohen më pas metër katror për metër katror”, tha Veliaj.

Këshilli miratoi sot dhe listën e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike si dhe ato familje në nevojë që trajtohen me subvencionin e qirasë pasi nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë.

B.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë