Shqyrtimi i nismës së propozuar nga PD për ndryshimet kushtetuese dhe nisma e PS për zgjatjen e afateve të vettingut është bërë sërish objekt përplasjeje mes opozitës dhe maxhoranxës. Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj i kërkoi opozitës që të rishikojnë kalendarin e punimeve, pasi nuk dua që t’i bashkojnë të dyja nismat. Por ashtu siç ka deklaruar edhe më parë, PD nuk ka rënë dakord me këtë propozim. Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Gazment Bardhi tha se dy nismat duhet të ecin paralelisht.
Pjesë nga debati:
Ermonela Felaj: Kalendari i punimeve përkon pikë për pikë me kalendarin e punimeve për nismën që ka propozuar PS. Ne nuk duam të bashkojmë dy nismat. Unë iu ftoj kolegët që ta rishikojnë kalendarin dhe në mbledhjen tjetër ne ta miratojmë.
Gazment Bardhi: Ne nuk biem dakord që ndryshimet në kushtetutë kanë karakter teknik. Nuk është dokument teknik dhe si e tillë nuk mund të ketë ndryshime kushtetuese të karakterit teknik. Rregullorja e kuvendit e bën të qartë afatin. Të dyja nismat duhet të ecin paralelisht sepse momenti që miratohet raporti nga kjo mbledhje duhet ti nënshtrohet shqyrtimit në seancë. Nëse nuk ecin paralelisht i bie që në dhjetor të shqyrtojë çështjen e parë dhe pas dy javës të mbledhim prap në seancë plenare dhe të bëjmë një ndryshim në kushtetute. Kjo nuk është serioze. Nuk ka asnjë shpjegim që të martën ti thërrasim për një iniciativë, të mërkurën të vijmë prap për tjetrën.
Enkelejd Alibeaj: Ka diçka që nuk është keqkuptim, që nuk është se nuk janë marrë vesh, ka diçka që nuk shkon, që përderisa bëhet fjalë për të ndryshuar të njëjtin tekst ligjor që është Kushtetuta dhe ka paralelisht 2 iniciative dhe kur rregullorja thotë që shqyrtohen në një mbledhje të përbashkët, ka diçka, dhe duhet të jemi të sinqertë, pse e bëni juve këtë, pse nxituat juve dhe nuk pritët deri sot që të caktonit në mënyrë të njëanshme kalendarin e punimeve për punimet e iniciativës tuaj, që iniciativa juaj të diskutohet në ditët tek dhe e jona në ditët çift, për një arsye të thjesht, kur do të diskutojmë në ditën tek ju do thoni "kemi vetëm zgjatjen e afateve", po i fshiheni pa elegancë një qëndrimi, refuzoni që në fillim iniciativën tonë dhe nuk po e bëni këtë hapur, po i fshiheni duke thënë që kalendari ynë është ky, të hënë, të mërkurë të premte, nuk doni të diskutoni për iniciativën tonë, kjo është t'i fshiheni përgjegjësisë suaj, nuk iu kërkojmë që të pranoni që tani iniciativën tonë, jo, nuk e kemi mandej këtë dëshirë, në fund, pasi të diskutohet secili ka qëndrimin e vet politik dhe individual.
Lindita Nikolla: Duke i dhënë ton recitativ, jo domosdoshmërish është argument. Ky kalendar që ju keni propozuar, i mbyll rrugën nismës tuaj, kërkesa është që ne të rakordojmë datat që dhe përfaqësuesit e mazhorancës të jenë prezent në respekt të nismës suaj, nuk mund të ndodhen në 2 mbledhje për çështje të ndryshme një person. Çështja është shumë e thjeshtë, rakordojmë kalendarin, në mënyrë që të vijomë 2 nismat në mënyrë serioze.
Lajmi kryesor: