Këshilli i Ministrave i kalon Kopshtin Botanik bashkisë së Tiranës, UT të drejtë përdorimi

Këshilli i Ministrave i kalon Kopshtin Botanik bashkisë së Tiranës, UT të drejtë përdorimi

TIRANË- Kopshti Botanik nuk do të jetë më pronë e Universitetit të Tiranës. Kjo pasi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të 17 korrikut të këtij viti, me anë të një VKM-je, Kopshti Botanik i ka kaluar në pronësi Bashkisë së Tiranës.

Në këtë VKM thuhet se është marrë vendimi që Kopshti Botanik të jetë pjesë e listës së pasurive të paluajtshme të Bashkisë së Kryeqytetit.

Megjithatë UT ka një marrëveshje me bashkinë që i garanton ushtrim të aktivitetit mësimor e të veprimtarive kërkimore-shkencore të Universitetit të Tiranës në ambientet e Kopshtit Botanik sa herë që është e nevojshme.  Nga ana tjetër Bashkisë së Tiranës i është ndaluar të ndryshojë destinacionin e pasurive që i kalojnë në pronësi.

Kopshti Botanik i Tiranës u ndërtua në vitin 1964 dhe zë një siperfaqe prej 15 hektarësh bimësi dhe gjelbërim pranë liqenit . I përfunduar në vitin 1971, kopshti ka një koleksion fito-gjeografik me vlerë kulturore dhe shkencore. Kopshti ishte pjesë e Universitetit të Tiranës dhe I shërben shkollave në mbarë vendin. Kopshti përdoret për qëllime edukimi, si atraksion turistik dhe konsiderohet si një parajsë e vogël e gjelbër dhe vendi më i preferuar i gjelbër në Tiranë. Pothuaj 2,000 specie dhe gene ekzotike rriten ketu . Nuk duhet ta humbisni mundësinë per ta parë këtë thesar të vogël botanik. Në ditët e sotme nuk ka të dhëna sesa lloje bimësh vazhdojnë të kultivohen këtu, ose kush është sipërfaqja që zë tashmë pas ndërtimit të një blloku banimi në kufijtë e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim