TIRANË - Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave janë liruara nga detyra 5 prefektë, të cilëve janë shpallur kandidatë në Bashkitë e reja për zgjedhjet e 21 Qershorit. 
 
Gjithashtu është liruar nga detyra edhe zv/ministri i bujqësisë Jani Babi. Prefektët e liruar janë edhe kandidatë zyrtarë të mazhorancës në disa prej bashkive të vendit. 
 
Prefektët e liruar nga detyra janë:
Melaim Damzi, prefekt i Qarkut të Dibrës
Zamira Rami, prefekte i Qarkut të Gjirokastrës, kandidate për Bashkinë Gjirokastër
Selfo Kapllani, prefekt i Qarkut të Beratit
Safet Gjici, prefekt i Qarkut të Kukësit kandidat për Bashkinë Kamëz
Ndrec Deda, prefekt i Qarkut të Lezhës

Gjithashtu ndër vendimet e miratuara sot në Këshillin e Ministrave ka kaluar edhe Plani kombëtar për rininë 2015-2020, por edhe rregullorja e kërkesave minimale të sigurisë në punë.



Vendimet e Këshillit të Ministrave
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
 
LIRIM NGA DETYRA
 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Z. Jani Babi, zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, lirohet nga kjo detyrë.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
 
LIRIMIN NGA DETYRA TË PREFEKTIT TË QARKUT TË BERATIT
 
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8927, datë 25.7.2002, “Për prefektin”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
 
 
V E N D O S I:
 
Z. Selfo Kapllani, prefekt i Qarkut të Beratit, lirohet nga kjo detyrë.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
 
LIRIMIN NGA DETYRA TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DIBRËS
 
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8927, datë 25.7.2002, “Për prefektin”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
 
 
V E N D O S I:
 
Z. Melaim Damzi, prefekt i Qarkut të Dibrës, lirohet nga kjo detyrë.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
 
LIRIMIN NGA DETYRA TË PREFEKTIT TË QARKUT TË GJIROKASTRËS
 
 
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8927, datë 25.7.2002, “Për prefektin”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Znj. Zamira Rami, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
 
LIRIMIN NGA DETYRA TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT
 
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8927, datë 25.7.2002, “Për prefektin”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
 
 
V E N D O S I:
 
Z. Safet Gjici, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
 
LIRIMIN NGA DETYRA TË PREFEKTIT TË QARKUT TË LEZHËS
 
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8927, datë 25.7.2002, “Për prefektin”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
 
Z. Ndrec Deda, prefekt i Qarkut të Lezhës, lirohet nga kjo detyrë.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)