Këshilli i Ministrave miraton 
kredinë për ByPass-in e Vlorës

Këshilli i Ministrave miraton <br />kredinë për ByPass-in e Vlorës
TIRANE - Pavarësisht mungesës së Kryeministrit Rama, Këshilli i Ministrave nën drejtimin e zv/kryeministrit Niko Peleshi ka miratuar në parim marrëveshjen me Bankën Evropiane të Investimeve për marrjen e një kredie prej 18 milionë euro për ByPass-in e Vlorës.

Sipas vendimit në fjalë, kredia është marrë nga Banka Evropiane e Investimeve dhe do të shkojë për ndërtimin e ByPass-it të Vlorës

Më poshtë vendimi i plotë i qeverisë:
VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË KONTRATËS FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE, PËR BYPASS-IN E VLORËS
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të  ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
  
V E N D O S I :
 
Miratimin, në parim, të kontratës financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për bypass-in e Vlorës, me një kredi në shumën 18 000 000 (tetëmbëdhjetë milionë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
Në mungesë dhe me porosi
 
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
 
NIKO PELESHI



Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç