Në mbledhjen javore të qeverisë, është vendosur që të përcaktohet kriteret dhe procedurat për ngritjen e varrezave private. Ndër kriteret e vendosura, është ngritja nga subjekte private, mbi troje në pronësi të tyre ose në troje në pronësi shtetërore, a të njësisë bazë të qeverisjes vendore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Gjithashtu është miratuar një marrëveshje me Gjeorgjinë, për bashkëpunim kundër krimit të organizuar.
Disa vendime të rëndësishme të mbledhje së qeverisë, kanë të bëjnë edhe me armët. Kështu është vendosur se në rast vdekjeje të personit mbajtës ose koleksionues të çdo arme, pjesëtarët e familjes ose të afërmit, njoftojnë njësinë e policisë vendore ku janë regjistruar armët, ose njësinë e policisë më të afërt, brenda 10 ditëve.
Gjithashtu u miratuan procedurat për armët e deklaruara të humbura ose të vjedhura. Si dhe u vendosën rastet se kur një person duhet të pajiset me armë. Ku do të jetë Policia e Shtetit ka përgjegjësinë për vlerësimin e kërcënimit të rrezikut për jetën për persona që, për shkak të aktivitetit shtetëror ose të rrethanave personale të veçanta, janë të ekspozuar ndaj rrezikut për jetën dhe u njihet e drejta e mbrojtjes së veçantë.
Vendimi i Këshillit të Ministrave për varrezat private
VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE TË PROCEDURAVE PËR NGRITJEN E VARREZAVE PRIVATE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 3/b, të ligjit nr.9220, datë 15.4.2004, “Për administrimin e shërbimit të varrimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për varrezat private, të cilat ngrihen nga subjekte private, mbi troje në pronësi të tyre ose në troje në pronësi shtetërore, a të njësisë bazë të qeverisjes vendore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
2. Ngritja e varrezave private bëhet me miratim të këshillit të njësisë bazë të qeverisjes vendore dhe/ose të Këshillit të Ministrave.
3. Subjekti privat ushtron veprimtarinë e tij në bazë të marrëveshjes së lidhur, sipas rastit, me kryetarin e njësisë së qeverisjes vendore ose ministrin përgjegjës për çështjet e planifikimit urban, në përputhje me ligjin ligjin nr.9220, datë 15.4.2004, “Për administrimin e shërbimit të varrimit”, të ndryshuar, dhe rregullat e miratuara me vendimet e Këshillit të Ministrave nr.711, datë 29.10.2014, “Për miratimin e rregullores “Për administrimin dhe funksionimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë””, dhe nr.712, datë 29.10.2014, “Për miratimin e rregullores teknike “Për projektimin dhe ndërtimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë””.
4. Subjektet private të interesuara për ngritjen e varrezave private duhet të plotësojnë këto dokumente:
a) Kërkesë me shkrim të drejtuesit ligjor të shoqërisë, për leje, ku të përcaktohen emërtimi, vendndodhja, adresa e plotë, drejtuesit ligjorë e teknikë të shoqërisë;
b) Dokumenti origjinal ose kopja e noterizuar e ekstraktit të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (dokument i lëshuar nga QKR-ja jo më parë se 1 (një) muaj nga aplikimi);
c) Vetëdeklarim i drejtuesit/drejtuesve ligjor/ë mbi gjendjen e tij në lidhje me organet e prokurorisë dhe gjykatës;
ç) Vërtetim nga organet tatimore për shlyerjen nga shoqëria të të gjitha detyrimeve tatimore, kur është shoqëri në aktivitet;
d) Kërkesë për t’u pajisur me leje zhvillimore, përfshirë të gjithë dokumentacionin përkatës, duke u mbështur në ligjin 107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, dhe aktet nënligjore të tij, si edhe në vendimin nr.712, datë 29.10.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores teknike “Për projektimin dhe ndërtimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë””;
dh) Dokumenti i vërtetimit të aftësisë së ushtrimit të aktivitetit, bazuar në aktet nënligjore që rregullojnë ushtrimin e veprimtarisë;
e) Dokumentacionin që garanton mbrojtjen e biznesit nga falimenti dhe rregullon vazhdimësinë e aktivitetit.
5. Subjektet e interesuara, pas plotësimit të dokumentacionit tekniko-ligjor, të parashikuar në pikën 4, të këtij vendimi, aplikojnë pranë njësisë së qeverisjes vendore përkatëse, ku kërkohet të zhvillohet aktiviteti.
Dokumentacioni depozitohet në tri kopje. Njësia e qeverisjes vendore, pas kontrollit për plotësimin e dokumentacionit dhe kërkesës për leje, përcjell, brenda afateve ligjore, një kopje të dosjeve fituese, të cilat e kanë të plotë dokumentacionin tekniko-ligjor, pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit.
6. Pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit ngrihet komisioni për shqyrtimin e kërkesave për ngritjen e varrezave private. Përbërja e komisionit miratohet me urdhër të veçantë të ministrit.
7. Komisioni ushtron kontrollin bazuar në ligjin nr.9220, datë 15.4.2004, “Për administrimin e shërbimit të varrimit”, të ndryshuar, në rregulloren “Për administrimin dhe funksionimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë”, miratuar me vendimin nr.711, datë 29.10.2014, të Këshillit të Ministrave, dhe të rregulloren “Për projektimin dhe ndërtimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë”, miratuar me vendimin nr.712, datë 29.10.2014, të Këshillit të Ministrave.
8. Komisioni kontrollon përputhshmërinë me: strategjinë e zhvillimit territorial rajonal të vendit, planet e përgjithshme vendore, ligjin nr.9220, datë 15.4.2004, “Për administrimin e shërbimit të varrimit”, të ndryshuar; rregulloren “Për administrimin dhe funksionimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë”, miratuar me vendimin nr.711, datë 29.10.2014, të Këshillit të Ministrave; me rregulloren “Për projektimin dhe ndërtimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë”, miratuar me vendim nr.712, datë 29.10.2014, të Këshillit të Ministrave, si edhe me ligjin 107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, dhe merr vendimin për kërkesën fituese.
Komisioni kontrollon dokumentacionin që garanton mbrojtjen e biznesit nga falimenti dhe rregullon vazhdimësinë e aktivitetit.
9. Ministria e Zhvillimit Urban e dërgon vendimin e komisionit pranë njësisë së qeverisjes vendore, jo më vonë se 15 ditë kalendarike nga data e marrjes së tij, për të vazhduar më tej procedurën për dhënien e lejes zhvillimore për shoqërinë fituese.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI EDI RAMA
Vendimi i Këshillit të Ministrave për armët
VENDIM PËR PROCEDURAT PËR ARMËT, NË RASTET E DEKLARIMIT TË VDEKJES, DEKLARIMIT TË MBYLLJES LIGJORE TË AKTIVITETIT, PËR QËLLIME STUDIMORE, TË HUMBJES SË ARMËS, VJEDHJES SË SAJ APO DOKUMENTIT/AUTORIZIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 44, të ligjit nr.74/2014, datë 10.7.2014, “Për armët”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. DISPONIMI I ARMËS ME VDEKJEN E PRONARIT TË SAJ
1. Në rast vdekjeje të personit mbajtës ose koleksionues të çdo arme, pjesëtarët e familjes ose të afërmit, njoftojnë njësinë e policisë vendore ku janë regjistruar armët, nëse dihet, ose njësinë e policisë më të afërt, brenda 10 (dhjetë) ditëve.
2. Armët tërhiqen nga punonjësi i policisë së njësisë ku janë regjistruar dhe merren në ruajtje, në pritje të trashëgimtarit legjitim për t’i marrë e regjistruar në pronësi.
3. Trashëgimtari i vetëm dhe legjitim i armëve ose ai i përcaktuar si i tillë nga të gjithë bashkëtrashëgimtarët e tjerë të të vdekurit, mund të kërkojë t’i blejë ato, nëse është i autorizuar nga policia për blerje arme, ose të vendosë shitjen e tyre subjekteve (qofshin persona fizikë ose juridikë) të autorizuar për blerjen e armëve.
4. Nëse kalojnë 6 (gjashtë) muaj nga vdekja e personit, pronar të armës, dhe trashëgimtarët nuk kanë vendosur për destinacionin e armës, struktura përgjegjëse e Policisë së Shtetit i dërgon titullin ekzekutiv të revokimit të autorizimit të mbajtjes së armës strukturës së përmbarimit të ekzekutimit të vendimit, e cila realizon tjetërsimin e armës, nëpërmjet procedurave të ankandit publik.
II. DISPONIMI PËR ARMËT PAS MBYLLJES SË AKTIVITETIT
5. Struktura e Policisë së Shtetit, me marrjen dijeni për mbylljen ligjore të aktivitetit, në prezencë të subjektit, bën menjëherë bllokimin e armëve të lejuara, së bashku me municionet e tyre, kundrejt procesverbalit përkatës, ku një kopje e tij i jepet të interesuarit.
6. Komisioni i dhënies së licencës, në rastin e mbylljes ligjore të aktivitetit për veprimtaritë e lejuara me armë, me vendim, bën heqjen e licencës.
7. Në bazë të vendimit të komisionit qendror për heqjen e licencës, komisariati i policisë ka të drejtë t’i japë subjektit një afat, deri në 6 (gjashtë) muaj, për tjetërsimin e armëve, sipas ligjit në fuqi për armët.
8. Me mbarimin e këtij afati, struktura përgjegjëse e Policisë së Shtetit i dërgon titullin ekzekutiv të revokimit të autorizimit të mbajtjes së armës strukturës së përmbarimit të ekzekutimit të vendimit, e cila realizon tjetërsimin e armës, nëpërmjet procedurave të ankandit publik.
9. Rregullat e caktuara më sipër kanë të njëjtën vlerë edhe në rastin kur subjektit i hiqet licenca për shkelje të ligjit, nga komisioni përkatës.
III. DISPONIMI PËR ARMËT PËR QËLLIME STUDIMORE
10.Armët dhe municionet e sekuestruara e të konfiskuara si provë materiale, pas mbarimit të gjykimit, me vendim të formës së prerë të gjykatës, mund të merren në administrim, për qëllime studimore, nga policia shkencore, pas miratimit nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
11.Armët, pjesët dhe municioni i tyre, të marra për qëllime studimore, nuk lejohet të përdoren jashtë këtij qëllimi. Në armët, objekt studimi shkencor, nuk lejohet të bëhen ndryshime, shënime, zëvendësime e modifikime të pjesëve të tyre.
12.Armët, pjesët e tyre dhe municionet, të marra për qëllime studimi, pas përfundimit të studimit dorëzohen në magazinat qendrore të Policisë së Shtetit.
13.Kur armët kërkohen të mbahen në Policinë Shkencore, si ekzemplarë, përgjithmonë, më parë duhet të paaftësohen. Miratimi për sasinë, llojin dhe kalibrin e armëve, për t’i paaftësuar, bëhet nga ministri i Punëve të Brendshme. Armët e paaftësuara vulosen me inicialin “LB”.
IV. PROCEDURA E ARMËVE TË DEKLARUARA TË HUMBURA, TË VJEDHURA
14. Personi fizik e juridik, në rast të humbjes apo vjedhjes së armës, pjesëve të saj apo municionit, duhet të njoftojë, në afatin brenda 24 orëve nga momenti i konstatimit, në komisariatin e policisë ku ka ndodhur ngjarja dhe atje ku arma është e regjistruar.
15. Komisariati i policisë, për armën e humbur apo të vjedhur, adreson kallëzimin për ngjarjen në prokurori, për hetimin e rrethanave.
16. Komisioni vendor, në rastet e humbjes apo vjedhjes së armës, shqyrton rrethanat dhe merr vendim për revokimin e autorizimit për mbajtje të armës. Për pronësinë e armës veprohet sipas përcaktimeve të ligjit nr.74/2014, “Për armët”, dhe këtij vendimi.
17. Në rast të humbjes apo vjedhjes së autorizimit për blerje/mbajtje armë zjarri apo autorizimit si koleksionist, dhe çdo autorizimi tjetër, qoftë ai i përkohshëm, personi fizik a juridik njofton komisariatin e policisë ku ka ndodhur ngjarja.
18. Pas kryerjes së procedurës së kallëzimit, arma e zjarrit, e humbur apo e vjedhur, hiqet nga regjistri i armëve dhe regjistrohet në armët e humbura.
19. Ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com