Vlorë, 18 shtator/ATSH-Harilla Koçi/.-Këshilli i Qarkut të Vlorës ka përcaktuar prioritetet e aktivitetit për përiudhën në vazhdim.
Dy muaj pas zgjedhjes në krye të këtij organi vendimmarrës të qeverisjes vendore, kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës, Sadrit Danaj, bëri të ditur këto prioritetet përmes një konference për shtyp, duke u ndalur edhe në shtyllat kryesore të programit të administratës që ai drejton.
"Programi dhe vizioni ynë është i fokusuar në tre shtylla kryesore, mes të cilave përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve, që zë një rol të rëndësishëm dhe që konsiston së pari në përmirësimin e kushteve dhe të mjediseve për për pritjen dhe orientimin e problematikave të qytetarëve", theksoi Danaj. Sipas tij, kjo nënkupton dhe shtron edhe nevojën e përmirësimit në organizimin e brendshëm të administratës, përmes inovacionit, digitalizimit dhe rritjes së kapaciteteve njerëzore. Në këto rrethana, sipas tij, po punohet që, së shpejti të realizohet një pamje e re e mjediseve në shërbim të qytetarëve.
Duke u ndalur në këto prioritete, zoti Danaj theksoi se, do të synohet në vazhdimësi shndërrimi i institucionit të Këshillit të Qarkut në një agjenci të zhvillimit rajonal ku rol primar do të ketë realizimi i projekteve me financime të Komunitetit Evropian, nga Qeveria dhe donatorët rajonalë. "Për këtë, së bashku me Ministrinë e Turizmit dhe Zhvillimit Urban, po fokusohemi dhe po punojmë me një program që ka të bëjë me menaxhimin e burimeve natyrore të Qarkut të Vlorës dhe deri tani, grupi përkatës i punës ka identifikuar rreth 150 projekte", argumentoi kreu i Këshillit të Qarkut të Vlorës. Sipas tij, administrate e Këshillit të Qarkut, që në këtë program është lider, po punon për t'i futur këto projekte në rrjedhën e realizimit brenda një periudhe optimale.
Pjesë e prioriteteve të Këshillit të Qarkut të Vlorës është edhe rritja dhe forcimi i frymës së bashkëpunimit me të gjitha institucionet vendore, çka ka shtruar nevojën dhe domosdoshmërinë e krijimit të grupeve të punës të cilat po punojnë dhe janë duke hartuar edhe projektvendimet përkatëse të cilat do të kalohen në procedurën ligjore të miratimit, që nis me kryesinë dhe më pas me Këshillin e Qarkut.
Sadrit Danaj u zgjodh kryetar i Këshillit të Qarkut të Vlorës, në datën 4 qershor të këtij viti, në përfundim të procesit të votimit që u zhvillua gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të këtij këshilli, të thirrur nga më shumë se një e treta e anëtarëve të tij.
Për Danajn, që përfaqëson Partinë Socialiste, votuan 40 anëtarë, aq sa ishin të pranishëm në këtë mbledhje.
Ai pasoi në këtë detyrë, ish kryetarin Anesti Dhimojani, përfaqësues i Partisë Demokratike, i cili nuk siguronte përkrahjen e shumicës për shkak të ndryshimit të gjeografisë së përfaqësimit të subjekteve politike në këshill, ku shumica përbëhet nga përfaqësues të Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj.
Këshilli i Qarkut të Vlorës, ka 59 anëtarë, ku Partia Socialiste dhe e majta, kanë shumicën./a.g/
/Shqiptarja.com