Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dënoi sulmet vdekjeprurëse të Sirisë në kufirin me Turqinë ku u vranë pesë civilë. Në një deklaratë thuhet se sulmi tregoi edhe më tej ndikimin e rëndë që ka kriza siriane në "paqen dhe stabilitetin rajonal". Më herët në draft ishte cituar shprehja "paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar" por diçka e tillë u kundërshtua nga Rusia që konsiderohet si aleate e regjimit të Bashar al-Assad. Besohet se një shprehje e tillë më e zgjeruar e pasojave mund të shfrytëzohej më pas për ndërmarrje veprimesh shtesë.
Këshilli bëri gjithashtu thirrje për të ndalur menjëherë sulmet ndaj Turqisë. "Bombardime të tilla janë një dhunim i rëndë i ligjeve ndërkombëtare dhe përbën shqetësim për të gjithë aleatët, të cilët e dënojnë këtë veprim me gjithë forcën e tyre", thuhej në deklaratën e OKB-së. Ndërkaq, Turqia i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit që të ndërhyjë në Siri. Moska nga ana e saj ka mbajtur anën e Damaskut, duke u shprehur se me siguri bombardimi ka qenë një incident.
Gjatë ditës së djeshme ( 4 tetor) parlamenti i Turqisë autorizoi veprimet ushtarake brenda Sirisë, një vendim i cili shkaktoi protesta kundër luftës. Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan u shpreh se nuk ka ndërmend të nisë një luftë me Sirinë, por sipas tij ky vendim është marrë për të përforcuar sigurinë e vendit. Përgjatë natës artileria turke goditi disa objektiva siriane në qytetin e Tel Abyad, ku në shënjestër ishte një bazë e ushtrisë siriane në rajonin e Rasm al Ghazal. Sipas të dhënave të deritanishme mësohet të kenë mbetur të vdekur 5 persona si dhe janë plagosur 15 të tjerë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO-Pesë të vrarë nga sulmi sirian