Këshilli i Sigurimit në OKB, Shqipëria dhe SHBA takim mbi sigurinë kibernetike! Xhaçka: Interneti dhe teknologjia s'duhet të përdoren si armë

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mblodhën bashkë vende anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarë për të diskutuar mbi sigurinë kibernetike.

Duke folur mbi sfidat që ka sjellë siguria kibernetike, Ministrja Xhaçka, e cila bashkëdrejtori takimin me  Përfaqësuesen e Përhershme e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield, theksoi se interneti dhe teknologjia nuk janë dhe nuk duhet të përdoren si armë, por se ato duhet të mbeten mjete e forca për të mirën e përbashkët.

“Na takon ne të përcaktojmë rrugën që duhet të marrë teknologjia. Duke identifikuar dhe dënuar sjelljen në kundërshtim me normat ligjore të shtetit dhe duke inkurajuar veprime pozitive për të përmirësuar sigurinë dhe stabilitetin e hapësirës kibernetike, Këshilli i Sigurimit mund të zvogëlojë rrezikun e konfliktit që rrjedh nga veprimet keqdashëse. Shqipëria rithekson pozicionin e saj në favor të një hapësire kibernetike globale, të hapur, të lirë, të qëndrueshme dhe të sigurt, ku respektohen ligjet ndërkombëtare, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, në dobi të zhvillimit social, politik dhe ekonomik”, tha kryediplomatja shqiptare.

Ministrja e jashtme tha se janë të shqetësuar për sulmet kibernetike në rritje  që synojnë shtetet dhe infrastrukturat e tyre jetike dhe shton se Këshilli i Sigurimit mund të zvogëlojë rrezikun e konfliktit që rrjedh nga veprimet keqdashëse.

“Për sulmin kibernetik në Shqipëri, kemi prova të padiskutueshme se u orkestrua dhe u sponsorizua nga Irani. : Dëmi u frenua, por ishte një dëshmi e brutalitetit të aktivitetit keqdashës kibernetik. Akte të tilla përbëjnë një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe duhet të trajtohen si të tilla. Vetëm këtë vit, më shumë se dyzet sulme kibernetike kanë prekur 19 vende. Veprimet e Rusisë kanë shkaktuar bllokime në komunikim jo vetëm në Ukrainë, por edhe në pjesë të tjera të Evropës.

Teknologjia dhe inovacioni i pandërprerë po ndikojnë jetët tona dhe të ardhmen tonë. Na takon ne të përcaktojmë rrugën që duhet të marrë teknologjia. Në një dekadë Shqipëria ka ndërtuar gradualisht një shoqëri dixhitale në rritje. Aktualisht, më shumë se 1200 shërbime kryesore qeveritare ofrohen online. Dixhitalizimi kërkon një hapësirë kibernetike të lirë, të hapur, të qëndrueshme dhe të sigurt. Përparimi i shpejtë teknologjik mbart gjithashtu rreziqe dhe sfida. Të shqetësuar për rritjen alarmante të sulmeve kibernetike që synojnë shtetet dhe infrastrukturat e tyre jetike.

Të gjitha shtetet anëtare janë të detyruara të respektojnë Kartën e OKB. Duhet të promovojmë një hapësirë kibernetike globale, të hapur, të qëndrueshme dhe të sigurt. Ne të gjithë kemi një rol për të luajtur, dhe ai fillon me vendosjen dhe respektimin e rregullave të pranuara së bashku.

Kjo është arsyeja pse Shqipëria mbështet krijimin e Programit të Veprimit (PV), që nxit bashkëpunimin,  dialogun ndërkombëtar mbi sigurinë kibernetike. Këshilli i Sigurimit të luajë rol udhëheqës për normat që reflektojnë sjellje të përgjegjshme nga shtetet. Këshilli i Sigurimit mund të zvogëlojë rrezikun e konfliktit që rrjedh nga veprimet keqdashëse. Shqipëria mbështet një hapësirë kibernetike globale, të hapur, të lirë, të qëndrueshme dhe të sigurt”, tha Xhaçka.

Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield, u shpreh se siguria ndërkombëtare kibernetike mbetet një prioritet global, teksa nënvizoi se Këshilli i Sigurimit duhet të marrë një rol udhëheqës në ngritjen e ndërgjegjësimit, dënimin dhe mbajtjen përgjegjës të aktorëve për aktivitete keqdashëse kibernetike.

“Është koha që vullnetin e mirë ta kthejmë në veprime konkrete. Ne mezi presim të punojmë me të gjitha shtetet anëtare për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët për një hapësirë kibernetike të hapur, të sigurt dhe të qëndrueshme, nga e cila përfitojmë të gjithë ne”, deklaroi ajo.

Nënsekretarja e Përgjitshme dhe Përfaqësuesja e Lartë e Zyrës së OKB për Çarmatimin (UNODA), Izumi Nakamitsu, deklaroi se parimi i llogaridhënies është thelbësor për të trajtuar shqetësimet mbi besimin dhe mosbesimin në hapësirën kibernetike.

“Detyra kryesore për shtetet anëtare është të marrin në konsideratë se si të zbatojnë normat e sjelljes së përgjegjshme të shtetit në mënyrë që ato të bëhen funksionale”, shtoi ajo.

Takimi ‘Arria Formula’ me temë “Përgjegjësia dhe reagimi i shteteve ndaj sulmeve kibernetike” u bashkëorganizua nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara.

Takimi kishte në thelb trajtimin e sigurisë kibernetike, si një çështje kyçe në përgjegjësinë e Këshillit të Sigurimit për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë