Këshilli i Territorit hap rrugën për
fillimin e punës së gazsjellësit TAP

Këshilli i Territorit hap rrugën për<br />fillimin e punës së gazsjellësit TAP
TIRANE - Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i cili u mblodh sot nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, miratoi lejen zhvillimore komplekse – faza 1 për Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), propozuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës.
 
Aprovimi nga KKT është një prej lejeve më të rëndësishme që i jepet TAP AG, përmes të cilës kompania fillon aktivitetet e ndërtimit për Gazsjellësin Trans Adriatik. Ky aprovim do të ndiqet nga një fazë e dytë gjatë së cilës pritet të bëhet aprovimi i Lejes Komplekse Zhvillimore nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë në pjesë, sipas të gjitha seksioneve dhe fazave të zhvillimit të sistemit të gazsjellësit TAP.
 
Aktivitetet e ndërtimit do të nisin me rehabilitimin dhe ndërtimin e rrugëve dytësore dhe urave në Shqipëri, duke nisur nga viti 2015. Kjo fazë do të ndiqet nga shtrimi i tubacionit të gazsjellësit dhe ndërtimi i faciliteteve të tjera lidhur me infrastrukturën e transportit të gazit. KKT miratoi sot nismën e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit për hartimin e Planit të Integruar Ndërsektorial për Zonën Ekonomike Tiranë-Durrës”.
 
Ky plan do të trajtojë perspektivën e këtij rajoni në rrafshin e një planifikimi të qëndrueshëm që i jep një dimension strategjik ekonomik kësaj zone, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në një kontekst më të gjerë, atë Ballkanik. Këshillit Kombëtar i Territorit miratoi Lejen për për ndërtimin e Rrjetit të Furnizimit me Ujë dhe Shërbime Sanitare në Orikum,Vlorë.
 
KKT i hapi rrugën fillimit të punimeve për ndërtimin e Kompleksit Industrial për Prodhim Artizanal të Këpucëve, Shoëroom dhe Zyra në Durrës si dhe ndërtimin e Kolegji “Platon” në Komunën Drenovë, të Qarkut Korçë. Një tjetër vendim i rëndësishëm propozuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë i cili u miratua sot ishte leja për ndërtimin e një Qendre Sociale për Fëmijët Jetime, në komunën Kashar.
 
KKT miratoi edhe lejen për ndërtimin e Linjës së Transmetimit të Energjisë Elektrike 110 KV Ersekë-Përmet. Vendime të tjera të KKT-së janë miratimi i lejeve për ndërtimin e disa hidrocentraleve në vend, të cilat synojnë ti japin zgjidhje problemeve të furzinimit me energji eletrike për zona të thella kryesisht në veri të vendit.  
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos

Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos