Këshilli Kombëtar, Hajdarmataj në Report Tv: Ja pse hoqa dorë, dera e PD-së është e hapur për ata që duan të ikin

Ish-deputetja e PD, Mimoza Hajdarmataj, ishte një nga personat që hoqi dorë nga lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD. E ftuar në Report Tv, Hajdarmataj sqaroi arsyet e vendimit për të hequr dorë nga gara. “Arsyet e mia për largimin nga gara janë parimore. Unë kam një vit që merrem me një organizatë të Shoqërisë Civile dhe nuk mund të jetë më totalisht partiake. Cdo ligj është pjesë e vendimmarrjes politike, mund të ngjizë edhe te shoqëria civile. Parimisht nuk mund të jem pjesë partiake”.

Ish-deputetja shprehet se Basha ka hapur partinë duke afruar të rinj, por duke bërë edhe rikthime si rasti i Oketës dhe Biberajt. “Nuk pashë asnjë probleme mes listave. Lista ishte gjithëpërfshirëse, tregon se kishte një bonsens për hapjen e partisë. Dera duhet të jetë e hapur qoftë për prurjet e reja, qoftë për ata që duan të ikin. E quaj pozitiv faktin e rikthimit të Oketës dhe Biberajt, është shenjë se ky subjekt është i hapur. Kanë qenë një periudhë zëra kundër, ndërsa tani shikojnë se PD-ja është familja e tyre kryesore”.

Referuar kritikave dhe akuzave të ashpra të Jozefina Topallit ndaj Bashës, Hajdarmataj thotë se askush nuk duhet të jetë senator i përjetshëm. “Nuk kam qenë asnjëherë dakord. Kam qenë pjesë e debateve që Topalli ka bërë me Bashën, por si një ndër themelueset e PD, nuk mund të pajtohem. Askush nuk duhet të jetë senator i përjetshëm. Duhen prurje të reja. Nuk mund ti kthesh shpinën partisë kur nuk ke karrige” përfundoi ajo. Demokratët mblodhën dje Kuvendin Kombëtar për zgjedhjen e 265 anëtarëve të rinj të Këshillit, por ajo që ra në sy ishin largimet nga lista e kandidatëve (lexo këtu).

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 17/12/2018 10:21

    Keto kane fillu te ndyshojne edhe kuptimin e shprehjeve sic thote kjo torollakja e PD-es:PD-ja e ka deren e hapur per ato qe duan te ikin.Kjo perdoret per ato qe duan te vijne ne parti,se per te ikur spo merret leje prej partise. Po hajde mo,me mos ja vene re,dihet,maloke, plus ish deputete,miksim injorant.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë