Tjetër dorëheqje nga lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD. Demokratët mblodhën sot Kuvendin Kombëtar për zgjedhjen e 265 anëtarëve të rinj të Këshillit, por ajo që ra në sy ishin largimet nga lista e kandidatëve. Erla Mhillit, Edvin Kullurit, Edit'h Harxhit, Fabjan Topollajt, Arben Skënderit, Mimoza Hajdarmatajt, Valbona Mezinit, i është shtuar edhe Genti Minarolli, një tjetër ish-anëtar i Këshillit Kombëtar për katër vitet që u mbyllën. Ai ka njoftuar në rrjetet sociale tërheqjen nga kandidimi, duke deklaruar se Këshilli Kombëtar i PD është një forum inekzistent që nuk mblidhet. Gara e sotme sipas tij është një proces farsë.
Postimi i Genti Minarollit në Facebook
Lajmi kryesor: