Këshillimi Kombëtar, Rama: Mbi 16 mijë qytetarë plotësuan pyetësorin online në 24 orët e para

Këshillimi Kombëtar, Rama: Mbi 16 mijë qytetarë plotësuan pyetësorin online në 24 orët e para

Edi Rama

Interesi i qytetarëve për të dhënë mendimin e tyre në lidhje më çështje të konsideruar të rëndësishme nga qeveria, duket se ka qenë i lartë. Kryeministri Edi Rama bën me dije se janë 16.544 qytetarë që kanë plotësuar formularin online në Këshillimin Kombëtar, në 24 orët e para.

"Me falënderimin e madh për 16.544 bashkëqytetarët e bashkëqytetaret, kudo ndodhen, që janë përfshirë deri mbrëmë në Këshillimin Kombëtar, duke e plotësuar pyetësorin online qysh në 24 orët e para, ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e këtij kuvendimi popullor për çështje me rëndësi strategjike për Shtëpinë tonë Shqipërinë", shkruan Rama.

Po ashtu kryeministri ka publikuar edhe pyetjen tjetër, teksa u kërkon mendimin qytetarëve  në lidhje me personat që kanë përfituar statusin e pensionistit, por që ende vijojnë të punojnë.

 Kryeministri Edi Rama lancoi nismën Këshillimi Kombëtar disa javë më parë, ku i këtkohet mendimi qytetarëve në lidhje me çështje me rëndësi kombëtare. 

Pyetja e katërt për të cilën i kërkohet mendimi qytetarëve

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/01/2022 02:56

    Une desha te tregoj si veprojne ne U.S.ne lidhje me pensionet,pasi mendoj qe keto shembuj mund te ndihmojne shtetin.Babai im punoi dhe dy vjet,pas daljes zyrtare ne pension.Ai merrte rrogen per punen qe bente plus pensionin.Taksat dhe kontributet vazhduan t'ia mbanin direkt nga ceku i rroges dhe pervec kesaj SOC.SEC.i jepte nenes nje pjese te pensionit te babait,rreth 170$.Nena ne kete kohe vazhdonte te punonte sepse nuk e kishte mbushur as moshen e pensionit dhe as 10 vjet pune, qe eshte minimumi ketu per te marre pension.Kur krijoi pensionin e saj,ia nderprene pjesen qe i jepnin nga pensioni i babait dhe ia kaluan komplet atij.

    Përgjigju
  • Pensionisti: 22/01/2022 15:15

    O rrit pensionet se sna dalin as per te blere buke. Nje km kushton 20 euro po pensionet? Po rrogat? Me dojtorature marrin njersit ke sigurimet 40 mije je. Leke. Turp

    Përgjigju
    • Rama: 22/01/2022 16:23

      Do i rris, kur ti te punosh me shume dhe te paguash me shume taksa.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë