Këshilltari i Hashim Thaçit infektohet me Covid19, shtrohet në spital

Këshilltari i Hashim Thaçit infektohet me Covid19, shtrohet në spital

Hashim Thaçi dhe Ismail Syla

Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Ismail Syla është infektuar me koronavirus.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Iset Rama Prekazi ka bërë me dije se Syla është duke mposhtur Covid19.

Me këshilltarin e Presidentit Thaçi, z, Ismail Syla, duke mposhtur virusin Covid19. Me ekipet mjekësore të Spitalit Infektiv, çdo gjë është e arritshme. Së shpejti do të kthehemi në familje”, shkruan ai.

Syla është në gjendje të mirë shëndetësore, por ndodhet i shtruar në Klinikën Infektive të Prishtinës.

Akoma nuk dihet nëse Syla ka pasur kontakte me presidentin Hashim Thaçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK