Këshilltari i ish-kryeprokurores Ina Rama në Report Tv: Policët e Berishës shkuan në laborator për të prishur provat e 21 janarit, ndërhyri prokuroria

TIRANË- Plator Nesturi, ish-këshilltar për mediat i ish- kryeprokurores Ina Rama ka dhënë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e 21 janarit 2021, ku 4 protestues mbetën të vrarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Në emisionin "Repolitix" në Report Tv të gazetarit Denis Minga, Nesturi ka zbuluar se një grup policësh, në kohën kur ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha kanë tentuar që të prishin provat, me urdhër të Sali Berishës. Ai ka zbuluar se si 2 oficerë të policisë gjyqësore kanë njoftuar organin e akuzës se policia po tentonte që të prishte provat, e për rrjedhojë ka shkuar me urgjencë një trup prokurorësh për t'i ndihmuar.

"Ka pasur tentativë për të ndryshuar provat, ka pasur 2 oficerë të policisë gjyqësore dhe kanë vajtur nga policia dhe eksponentë të tjerë dhe që do prishnin provat dhe do fusnin element të tjerë, ka qenë ora 10:30 në telefon dhe ka shkuar me urgjencë një trup prokurorësh për t'i ndihmuar ndaj atyre se donin t'i përzinin dhe nuk do ishte çudi që të dilte dhe një pistoletë stilolaps", tha Nesturi për Report Tv.

Ai ka bërë me dije se sot, kur kanë kaluar 11 vite nga 21 janari, çështja mund të rihapet, kjo sepse ka element të fshehjes së provave të ngjarjes dhe për ta përforcuar këtë, Nesturi tha se prokuroria ka hyrë brenda në kryeministri 1 javë pas ngjarjes së rëndë. Madje dhe gardistët nuk dilnin nga kryeministria që të mos arrestoheshin në kushtet e flagrancës.

"Mund ta rihapte çështjen dhe jo vetëm me aspektin e ushtarakëve që kanë hapur zjarr, po zinxhirin e komandimit, pra janë komunikime të brendshme që janë fshirë se janë fshirë serverat. Prokuroria e kishte të pamundur që të hynte në kryeministri, pas 1 jave, deri te gardistët brenda në bodrumin e kryeministrisë së nuk dilnin jashtë, u fshehën dhe u pastruan provat dhe këtu ka elemtn të fshehjes së krimit që mund të rihapet çështja", tha Nesturi në Report Tv.  

Kjo dosje është rikthyer sërish në vëmendje pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK për të vënë në hetim ish-kryeministrin Sali Berisha për "21 janarin". Për Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën ende nuk ka asnjë drejtësi, ndërsa familjarët presin që kjo të ndodhë sa më shpejt. Hetimi çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite, teksa nuk ka përpara drejtësisë asnjë zyrtar të lartë. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edmond: 12/05/2022 09:52

    Ish-keshilltari i Rames dmth Pucistes cfar do presim ne se do thot Normalisht po rri ne linje hahha I ka fajet Berisha ket shprehje keni ji Pucista Po kur te ikje Berisha ne Qiell cfar do thoni??

    Përgjigju
  • Amatori: 12/05/2022 03:28

    Keta te bejne te qeshesh me zor. "Disa police te Berishes" thote. Po si e ka e emrin mor zoteri? Gjithe Shqiperia e di. Tonin Voci qe "kapua" qe merrej me hetimet "serioze". Apo meqe tani e keni ne anen tjeter sja nxirrni dot emrin. Nejse skeni faj. Qe nga 2013 kur Beqja inicioi ligjin e pare te struktures se posacme te Rames per kapjen dhe zhvatjen e shtetit, 9 vite me pas arriti Prokuroria te ngrinte akuze. Kjo eshte nje fitore e madhe po te kihet parasysh qe Rama asgjesoi krimet e renda me shpresen per te penguar herimet. E verteta eshte qe i shtyu sa mundi por jo pafundesisht. Ndaj dhe nisi sulmin ndaj SPAK se ka filluar te biere era e m.. ngado.

    Përgjigju
  • Arbërori: 11/05/2022 23:38

    Ky këshilltar leshi si duket paska qenë në koma deri më tani…keto lloj delarimesh i duhen Ramës tani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë