/ATSH/.- Kryetari i Unionit të Odave në Gjermani dhe Këshilltar i Kancelares, Angela Merkel, Otto Kentzler dhe Kryetari i Odës së Zejtarëve të Dortmundit,  Wilhelm Hicking , viziton sot Kosovën.
Sipas KosovaPress, me rastin e vizitës së Otto Kentzler do të zhvillohet edhe një konferencë për shtyp, ku do të nënshkruhet edhe Memorandumi në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Zejtare të Dortmundit për bashkëpunimin e mëtejshëm, me theks të veçantë projekti për themelimin e Akademisë së Ndërmarrësisë./k.s/