/ATSH/.- Këshilltari i kancelares Angela Merkel , Otto Kentzler, bëri thirrje sot forcave politike në Kosovë që të krijojnë sa më shpejt institucionet .

Sipas Kosovapress, në një prononcim për mediat Kentzler theksoi se nuk frikësohet për zvarritjen e krijimit të institucioneve të Kosovës. Marr shembull Belgjikën, njësoj ka ndodhur sikurse në Kosovë.

I pyetur për korrupsionin në Kosovë, Kentzler nuk dha komente duke e quajtur çështje të brendshme të Kosovës.