Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, kaë zhvilluar një takim ditën e sotme, në Bruksel, ku mes të tjerave, temë e diskutimeve mes tyre ishte dhe lufta në Ukrainë.
Gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp, Sullivan tha se Shtëpia e Bardhë është e përqendruar tek miratimi në Kongres i një pakete ndihme për Ukrainën.
“Ne besojmë se ende mundemi dhe do ta ofrojmë ndihmën për Ukrainën”,- tha Sullivan
Duke marrë shkas nga kjo deklaratë, Stoltenberg theksoi se për Ukrainën një paketë ndihme është jetike ndaj dhe miratimi i Kongresit në këtë rast është i domosdoshëm.
Të nxitur nga “thashethemet” mediatike gazetarët pyetën Sullivan dhe Stoltenberg për qëndrimin e tyre në lidhje me shkarkimin e pritur gjeneralit ukrainas Valeriy Zaluzhnyi, nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Shefi i NATO-s dhe Sullivan thanë se zgjedhja e komandantëve të saj ushtarakë është një vendim sovran i Ukrainës.