Nesër 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof vjen në Tiranë

Nesër 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof vjen në Tiranë

Alexandër Kasanof

Tirane- Zëvendës ndihmës sekretari për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof mbërriti sot në Tiranë për të marrë pjesë në aktivitetin që do të organizohet nesër me rastin e 5 vjetorit të SPAK. Kasanof u emërua si pasuesi i Escobarit në korrik 2024.

Sipas burimeve, Kasanof do të mbajë një fjalë të veçantë si përfaqësues i SHBA, që bashkë me BE, janë ideatorët, financuesit dhe mbështetësit kryesorë të Reformës në Drejtësi.

Vizitën e parë në Tiranë, zyrtari i lartë amerikan, i cili është pasardhës i Gabriel Eksobar, e zhvilloi në selinë e delegacionit të Bashkimit Europian ku zhvilloi për gati 60 minuta një takim kokë më kokë me ambasadorin e delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato.

Së bashku me Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian është mbështetësi kryesor i reformës në drejtësi dhe pavarësisë së SPAK.

Në Seminarin e organizuar pak ditë më parë nga Komisioni i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në Kuvendin e Shqipërisë me përfaqësues të sistemit të drejtësisë, drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani deklaroi se ky institucion i ri ka regjistruar një seri çështjesh penale me nismën e vet dhe ka kryer sekuestrime dhe konfiskime asetesh deri 150 milionë euro.

Drejtuesi i SPAK-ut theksoi se hetimet kanë zbuluar lidhje të shumta të zyrtarëve me grupet kriminale dhe e quajti shtyllë të suksesit të Prokurorisë së Posaçme bashkëpunimin ndërkombëtar si në luftën kundër korrupsionit ashtu edhe kundër krimit të organizuar.

Dumani theksoi se sfidë kryesore mbetet ruajtja e pavarësisë institucionale të SPAK-ut, e cila sigurohet nga ligjet dhe Kushtetuta, dhe që deri tani ka dhënë rezultate premtuese në çështje konkrete.

Ai kërkoi të ngrihet në Kodin Penal pragu prej 500 euro si akt korruptiv, që i takon SPAK-ut, gjë që do ta fokusojë më shumë Prokurorinë e Posaçme në hetimin e çështjeve më të vështira, si dhe mundësinë e rikandidimit të prokurorëve të posaçëm pas mbarimit të mandatit 9 vjeçar.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital