Këshilltari Kushner: Administrata Trump me plan paqeje mes Izraelit e Palestinës

Këshilltari Kushner: Administrata Trump me plan paqeje mes Izraelit e Palestinës

Foto Ilustruese

Këshilltari i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, i cili është edhe dhëndri i tij, thotë se nuk beson që Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka aftësinë apo vullnetin për të arritur një marrëveshje paqeje me Izraelin.

Ai u përmbahet të njëjtave argumente që ka pasur për 25 vjet. Dhe në 25 vjet nuk ka pasur një marrëveshje për paqe.

Këshilltari Jared Kushner

Këshilltari Kushner tha se administrata Trump pothuajse ka përfunduar planin e saj për paqe mes Izraelit dhe palestinezëve, duke shtuar se pala palestineze nuk ka ofruar ide gjatë përgatitjes së planit. Jared Kushner dhe i dërguari amerikan Jason Greenblatt zhvilluan bisedime me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të premten dhe të shtunën. Më parë ata u takuan me zyrtarë në Jordani, Arabi Saudite, Katar dhe Egjipt.

Jared Kushner tha se udhëheqësit arabë janë pro idesë së krijimit të një shteti palestinez. Ai shtoi se nëse Presidenti Abas është gati të kthehet në tryezën e bisedimeve, ata janë të gatshëm të angazhohen në dialog me të; përndryshe “ka shumë gjasa që ta njoftojmë planin publikisht”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë