Me mbylljen e kësaj jave, ku shumë gra të pafajshme ranë viktima të dhunës barbare burërore, zv kryeministri Braçe postoi një shkrim prekës.
Përmes një fotoje, ku Ennio Morricone një prej kompozitorëve më të mëdhenj të botës duke puthur dorën e presidentes së Senatit të Italisë, Casellati, ai shprehu gjithë respektin që meriton një grua.
"KËSHTU PUTHET NJË GRUA!", e nis shkrimin e tij Braçe.
"Java që mbyllet sot,
riktheu barbarine tonë “burrërore” kundër grave e vajzave në këtë vend!
Pas cdo krimi qëndron një kriminel,
pas cdo vrasje të një gruaje, vajze, qëndron një barbar!
Gjithcka nis tek edukimi rreth respektit,
dinjitetit, kulturës;
Dashuri është por dashuria nuk mësohet!
Zoteria në foto është një “tingull dashurie”- Ennio Morricone,
një prej kompozitorëve më të mëdhenj lumturisht në jetë;
Zonja në foto është presidentja e Senatit të Italisë, Casellati;
Shihni e mesoni, respektin e elegancen e këtij burri tek puth dorën e një gruaje!
Të ngresh dorën e të mbysësh një grua, në këtë vend është bërë e thjeshtë.
Po këtë, që sheh në foto a e bën dot?
Nuk të zhbën, nuk të humb burrëria prej respektit, dinjitetit, dashurisë,
mbaje mend këtë!
Dua ta sjell tingullin e jashtëzakonshem të Ennio Morricone si homazh per gratë e vajzat që barbaria burrërore ju mori jetën këtë javë!
Dëgjoje!
Mbase kupton cfarë ke bërë!", ka shkruar zv. kryeministri i Shqipërisë.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5e1b043f60096encio (2).jpg)
Ennio Morricone dhe presidentja e Senatit të Italisë, Casellati
Kujtojmë që gjatë kësaj javë kanë ndërruar jetë shumë gra të pafajshme, rasti i vajzës shqiptare që u vra në Australi bashkë me bashkëshortin e saj, nga babai; rasti i Paskuqanit, ku kunati vrau kunatën; apo rasti ekstrem i Mallakastrës, ku nipi i bashkëshortit bashkë me shokët e tj përdhunojnë dhe vrasin gruan 50-vjeçare.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11321
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ bllokoi ‘Paketën e Maleve’ e pr. ligjin për TVSH në Bujqësi, Kuvendi e ankimon në KAS: Vendim i padrejtë (DOKUMENTI)
17 Shkurt, 09:43
-
FOTOT/ Doktor se bëjmë shaka aty brenda në Kuvend! Socialistët humor dhe shaka me Berishën (habitet Braçe)
13 Shkurt, 19:10
-
Kuvendi nis me debate, Braçe: KQZ bllokoi nismën për Bujqësinë, do e paguaj unë gjobën, të ecim para! Sula e kundërshton: Lot krokodili, asgjë s’keni bërë
13 Shkurt, 10:23
-
KQZ bllokon pr.ligjin për TVSH në Bujqësi, Braçe te ‘Ekonomia’: Ta miratojmë, gjobën e paguaj unë me këste! Shalsi: Na sqaroni ku shkelet Kodi Zgjedhor
12 Shkurt, 11:11
-
Skema e Arben Ahmetajt dëmtoi bujqësinë, Braçe merr me vete edhe opozitën për të ndryshuar rimbursimin e TVSH-së
11 Shkurt, 16:18
-
Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Braçe: Të bllokosh rrugët, njësoj si t’a kapësh Tiranën për hunde
8 Shkurt, 19:11
-
Tase: Fuqizim i aftësive digjitale të qytetarëve, forcim i rezistencës ndaj ‘dezinformimit’
4 Shkurt, 16:45
-
Zgjedhjet/ Rama mbledh të deleguarit për qarkun e Tiranës, ja porositë
3 Shkurt, 22:58
-
Zgjedhjet/ Braçe nis punën tek njësia 5, thirrje qytetarëve t’i bashkohen: Betejë për fitore
28 Janar, 09:55
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Braçe kundërshton favorin fiskal për hotelet me 4 dhe 5 yje të propozuar nga Blendi Klosi
22 Janar, 11:52