BRAZIL - Një stadium plot, një fitore dhe një gol. E gjithë kjo u krye nga sulmuesi Luis Suarez, i cili luajti ndeshjen e fundit për brazilianët e Gremios. Pas përfundimit të ndeshjes kundër Vasco da Gama (1:0), tifozët festuan, por shpejt “kaluan” në temën qendrore të mbrëmjes; lamtumirën e sulmuesit. Luis Suarez mori duartrokitje, këngë fansash dhe ovacione në këmbë. Nuk munguan edhe lotët kur ai u dha lamtumirën e fundit fansave.
“Ke shkruar një kapitull të bukur në historinë e klubit tonë. Ke lënë gjurmë, 27 gola. Kudo që të jesh, do të jesh gjithmonë i pavdekshëm”, njoftuan nga Gremio.
Suarez po largohet nga klubi si lojtar i lirë. Ai ende nuk ka në plan të përfundojë karrierën. Nëse nuk ndodh ndonjë surprizë e madhe, atëherë ish-lojtari i Liverpoolit dhe Barcelonës së shpejti do të shkojë në SHBA dhe do të nënshkruajë kontratë me Inter Miamin, duke qenë sërish shok skuadre me Messin, Alban dhe Busquets.