Këta gënjejnë edhe ditën me diell…

Këta gënjejnë edhe ditën me diell…

I ka “infektuar” dhe “virusuar” të gjithë, i ka bërë (toidhio) si vetja. Të gjithë janë bërë si Doktori, nuk i kanë lënë gjë atij. Bëhen të ditur, japin leksione, këshilla, japin “lajmet e fundit”, akuzojnë dhe denoncojnë (dhe pastaj kur u del bllof nuk flasin fare) nxjerrin “dokumenta” dhe scoope, a thua se “janë të parët për lajmin e parë”. Shkurt, gënjejnë ditën me diell, dhe pa pikën e turpit.

Nuk skuqen,  dhe nuk zverdhen, nuk e kanë për gajle edhe kur gënjejnë faqe burrash, por thjesht thonë “ky është qëndrimi ynë”. Dalin dhe rrisin shifrat e të infektuarve, dalin dhe vënë “ulurimat” se “nuk ka siguri në rrugë, nuk ka siguri në tregje, nuk ka siguri në plazhe”, dhe së fundi “nuk ka siguri në shkolla”. A thua, se kur ishin në pushtet, kishte siguri në rrugë, tregje, shkolla, akse rrugore, apo dhe banesat e qytetarëve? Por kur kërciste kallashi mes turmave dhe ambienteve publike, çfarë “sigurie” kishte, por kur futej hashashi në gjimnaze dhe shkollat e larta, çfarë “sigurie” kishte, por kur niseshin gomonet me clandestine dhe skafet me drogë, çfarë “sigurie” kishte, por kur shkonte i sëmuri në spitale (që ishin katandisur si në  mesjetë, çfarë  “sigurie” kishte?

Por shqupistët, dhe sidomos ata që nuk duan ta humbin shansin të futen edhe njëherë në listat e Lulzimit,  dhe të kapin edhe një tjetër mandat  deputeti, nuk e kanë për gajle, të gënjejnë, paçka se as u ka besuar, dhe as u beson njeri. Këta gënjejnë edhe ditën me diell, madje pas 1 ore,e besojnë edhe vetë gënjeshtrën, dhe u duket e vërtetë. I ka kthyer Doktori, të gjithë  në robotë me kurdisje. Afrimi shtatorit, ka rritur ndjeshëm “temperaturat” në SHQUP, dhe sidomos në rradhët e atyre që duan me çdo kusht të “denoncojnë dhe akuzojnë qeverinë”. Zgjedhin rrugica, kryqëzime rrugësh, fusha futbolli dhe objekte të prishura nga IKMT-ja, dhe nisin dhe cicërojnë “krimi, korrupsioni, siguria, koronavirusi, mungesa e investimeve, tendera  korruptivë”, dhe të tjera budalliqe, që do ti kishte zili edhe fshatari më injorant i shekullit të kaluar. Këta gënjejnë edhe ditën me diell, dhe nuk u bën syri “tërr”, edhe kur pazarin me detin duan  t’ja veshin Edi Ramës, a thua se po gënjejnë  militantët e  Babrrusë  apo Farkës.

Dalin dhe pa u pergatitur më parë me “shkrim dhe gojë” para kryetarit, llomotisin broçkulla, flasin me gishtin tregues, ulin dhe ngrejnë zërin dhe krahët, duke dashur padyshim, të dalin sa më “fotozhenikë” para shqiptarëve. ka prej tyre që kanë nga 2-3 vila dhe prona të “patundshme”, që i kanë vënë me djersën e ballit, ka prej tyre që kanë nga tre garazhe makinash  të 2019-2020, ka prej tyre që  marrin  nga  tre-katër  rroga,  dhe nuk  dinë si  të prishin paratë, dhe sërish dalin dhe gënjejnë ditën me diell. Por dhe Lulzimi,  ja ka bërë “kabull” të gjitha pasuritë  që kanë zhvatur, vetëm  e vetëm ti  bëjë “llollo” në sytë e shqiptarëve duke i nxjerrë me komandë në terren, për të “demaskuar” qeverinë Rama. I bëre si vehten  (por jo 100 per qind) Doktor, i bëre të gjithë çirakët e tu, gënjeshtarë dhe  matrapazë  të fjalës, dhe tani ata, edhe sikur tu servirësh të vërteta, gjithçka u duket  e pamundur, sepse duan “gjellën” e  SHQUP-it.  I mësove keq Doktor, i ktheve  në robotë të kontrolluar  dhe me kurdisje, me programim  4 vjeçar./ tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 30/08/2020 17:30

    Se kane per gje,menyre jetese dhe sa per turpin ua ka mesuar Maliqi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren