Rrugët e Shqipërisë dominohen nga shoferë që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugore dhe jo më kot vendi ynë ka një shkallë mjaft të lartë të vdekshmërisë nga aksidentet rrugore.
“Jeta osh qef” ka publikuar së fundmi një video me çudirat që ndodhin në rrugët e Shqipërisë.
Të gjithë jemi përballur me situata nga më të ndryshmet teksa jemi në timon, duke udhëtuar. Por, ky djalë ka pasur një ide mjaft interesante: ai ka vënë një kamera në makinë, e cila ka filmuar disa nga situatat më ‘pikante’ të shoferëve, por edhe të kalimtarëve të rastit.
Dikush që nget makinën i dehur dhe përfundon duke “puthur” faqen e murit, një kalimtar që qëndron pothuajse në mes të rrugës si për të thënë “asht tokë e xanun”, ndërsa një tjetër që i ngec makina në rrugët e “shtruara” të Tiranës.
Të gjitha këto dhe plot të tjera, ky shofer i sjell në një përmbledhje bashkë me komentet përkatëse. Shijojini në maksimum këto 7 minuta me çudira të shoferëve shqiptarë.
Redaksia Online
Shqiptarja.com

VIDEO









