Komisioni i reformës Territoriale u ndal në Dibër, ku qytetarët dhanë propozimet e tyre për hartën e re.

Ditën e sotme, Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u ndal në Dibër, ku zhvilloi një dëgjesë me qytetarët.

Disa prej të pranishmëve kanë dhënë edhe propozimet e tyre për hartën e re territoriale, ku vëmendjen më të madhe e mori një grua, e cila shprehu shumë pakënaqësi për qeverisjen e vendit nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike.

Gjatë fjalës së saj, ajo tha se Berisha i ndërmerrte reformat pa konsensus, por sipas mendjes së vet. Më tej gruaja theksoi se kryeministri Edi Rama dhe qeverisja e Partisë Socialiste kanë bërë një punë shumë të mirë për vendin.

“Ishin në gjumë keta të PD-së, këta nuk do të kënaqen kurrë, në kohën e vet vendimet i merrnin vetë. Edhe ju zoti Mazniku merrini siç i merrte Sali Berisha. Populli është i kënaqur. PS ka punuar, mbylleni ju, kurrë mos ju pëlqeftë, s’ju pëlqen PS me Edi Ramën, ata kanë punuar, le të plasin këto”, tha mes të tjerash qytetarja.


Lajmi kryesor:

‘Territorialja’/ Komisioni dëgjesë në Dibër, Mazniku: Reforma, vëmendje specifike nga IBAR! Boçi: BE kërkon konsensus, të mos dështojmë si në 2014-ën