Këta vjedhin akoma, tenderi 25
mln euro me negociata direkte
Shkarko

Këta vjedhin akoma, tenderi 25<br />mln euro me negociata direkte<br /> Shkarko
TIRANE - Ministrat e qeverisë Berisha, që do të mbajnë postet e tyre deri në shtator, duket se nuk po lenë dhe nuk do të lenë rast pa shfrytëzuar që të mbushin xhepat, deri në momentin e fundit, me paratë e shqiptarëve. Një gjë të tillë e dëshmon mënyra se si ka proceduar ministri i Inovacionit Genc Pollo me tenderin 25 milionë eurosh të dixhitalizimit.
 
Në urdhërin e tij për negociata me fituesin që ka paraqitur ofertën më të mirë, që është lëshuar më 17 qershor, gjashtë ditë para zgjedhjeve parlamentare, Pollo ka pranuar që të nisin negociata, jo me një subjekt ofertues, por me dy njëkohësisht.

Në dokumentat paraprakë të tenderit, nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave është konstatuar se tri kompani kanë dalë me pikë të afërta, por njera nuk kishte dorëzuar garanci oferte, ndërsa dy të tjerat edhe garancinë e kishin njësoj.

Normalisht, suedezja Ericsson duhej të ishte shpallur fituese, pasi ajo realizoi 34.28 pikë, nga 34.10 të rivales Rohde & Schëarz. Por, Pollo vendos papritur që të shpallë dy fituese dhe që negociatat të nisin me të dyja njëkohësisht, duke pranuar, jo një, po dy kontrata.

Ku është qëllimi i një procedimi të tillë?
Sipas Pollos, një gjë e tillë ishte parashikuar që në fillim të tenderit. Por deri tani diçka e ngjashme nuk është vënë re në asnjë procedurë tenderimi, pasi aty caktohet një fitues dhe ai vijon me shërbimin apo furnizimin e mallrave të kontraktuara.

Ministri duket se ka lejuar jo një, por dy subjekte të huaja, të dyja njëkohësisht në negociata me autoritetin kontraktor të drejtuar nga ai vetë, jo më për të dhënë shifrën më të përshtatshme për shqiptarët, pasi shifrat janë dhënë që në zarfat e mbyllur dhe nuk ndryshojnë dot më.

Ajo që mund të ndryshojë aktualisht dhe në vijim është oferta për zotin Pollo, i cili ka edhe dy muaj afat të bëjë ankande me përfitim personal, duke vënë në lojë edhe emra shumë të njohur të biznesit ndërkombëtar.

faksimile e urdhrit të minsitri Pollo për tenderin e dixhitalizimit me logo
(Faksimile e urdhërit të ministrit Genc Pollo të 17 qershorit 2013 që autorizon
nisjen e negociatave me dy kompani për dy kontrata njëherësh)



META E RAMA: TE SHQETESUAR, TE NDALET CDO PROKURIM I RI 
Pas publikimit të shkrimit të Shqiptarja.com, dy liderët e së majtës Ilir Meta dhe Edi Rama nëpërmjet një deklarate të përbashkët pas takimit të  zhvilluar sot në mesditë në hotel "Sheraton" shprehin shqetësimin dhe i kërkojnë qeverisë të ndalë çdo tender këto dy muaj.
 
"U shpreh shqetësimi për të dhënat më të fundit që tregojnë se qeveria në detyrë nuk po bën thjesht kujdestarinë dymujore që imponon verdikti plebishitar i 23 qershorit, por po vazhdon në një inerci që nuk është në dobi të vendit e të qytetarëve. Prandaj dy liderët e koalicionit fitues vendosën të bëjnë apel për urtësi e përgjegjshmëri nga ana e kryeministrit në detyrë dhe e qeverisë së tij, në mënyrë që të mos ndërmerren hapa që bien ndesh me etikën e një qeverie kujdestarie. Të ndalen prokurorimet e reja, të mos merren vendime për koncesione të reja të pasurisë publike, të garantohet që administrata të mos përfshihet në veprime antiligjore apo joetike të orës së fundit me arkën e shtetit."

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.06.2013 dhe u përditësua
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike

Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike