'Këtë edicion kemi lojtarë shumë të rinj', Bushi: Falenderoj tre futbollistët nga Kosova që zgjodhën Shqipërinë

Kombëtarja U-21 do të nisë nga data 22 mars grumbullimin për ndeshjet miqësore të këtij muaji, të cilat janë të vlefshme për përgatitjet e fushatës kualifikuese të Europianit, që nis në qershor të këtij viti. Sfida e parë do jetë me Tiranën, ndërsa një përballje tjetër ende nuk është caktuar. Për ekipin e ndërtuar këtë edicion trajneri Bushi shprehet se kanë një moshë shumë të re.

“Këtë edicion kemi lojtarë shumë të rinj në ekip, sepse na ka ikur pjesa më e madhe, por boshti është. Sidomos nga kampionati shqiptar. Tirana, Laç dhe Kukësi janë ekipe që do të mbajnë peshën e U-21 në këtë edicion.”

Risi në këtë edicion të Kombëtares U-21 do të jenë edhe tre lojtarë me origjinë nga Kosova të afruar rishtazi në Kombëtare.

“Ne kemi afruar tre lojtarë që vijnë për herë të parë. Janë shqiptarë që vijnë nga Kosova. Bëhet fjalë për Bytyçin, Lundrim Et’hemi dhe Ajdin Saliu i Lokomotiv Zagrebit. Janë lojtarë shumë cilësore dhe i falënderoj që kanë zgjedhur Shqiparinë. Mendojnë se do i vlejnë edhe kombëtares A.”

Sipas Bushit lista e kësaj radhe është e cunguar për shkak të pandemisë, pasi ‘Shpresat’ do të ishin shumë më cilësore.

“Ne kemi patur probleme te kjo listë. Nga Anglia nuk kemi marrë asnjë lojtar, Skocia po ashtu, pasi nëqoftëse kthehen do bëjnë karantinë. Kemi shumë lojtarë nga Britani e Madhe të cilët nuk i kemi marrë, por i kemi zëvendësuar me lojtarë cilësore nga Shqipëria, të cilët nëqoftëse bëjnë paraqitje pozitive do vijojnë me ne.”

15 nga 26 futbollistët e grumbulluar nga Bushi për dy miqësoret luajnë në kampionatet shqiptare.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës