(Deklarata të javëve të fundit të politikanëve gjermanë)

-Nuk është në interes të Rusisë të sulmojë Ukrainën (Sahra Wagenknecht, komuniste e majtë).

-Me logjikën e Luftës së Ftohtë, ne të mirë, ata të këqinj, zi dhe bardh, nuk arrihet larg (Ralf Stegner, socialdemokrat).

-Duhet të heqim dorë nga çdo gjë që ndikon që dinamika e luftës të marrë hov (Rolf Mützenich, socialdemokrat).

-Shërbimet sekrete amerikane po thonë se rusët do të marshojnë në Ukrainë, unë nuk ju besoj (Gregor Gysi, komunist i majtë, e ka takuar Sllobodan Millosheviqin gjatë bombardimeve të NATO-s).

-Rrena përrallore të shërbimeve sekrete amerikane (Sevim Dagdelen, komuniste e majtë, njëra prej kundërshtareve më të zhurmshme të pavarësisë së Kosovës).

-Rusia nuk është armike e Europës (Markus Söder, kryeministër i Bavarisë, krisiandemokrat).

-Rusia nuk duhet të përjashtohet nga sistemi i pagesave SWIFT. Disa po kanë shumë qejf ta ndjellin luftën (Ralf Stegner, socialdemokrat).

-Ukraina po vringëllon me armë (Gerhard Schröder, ish-kancelar, socialdemokrat).