'Këto pallate thyejini me ndonjë ngjyrë', Rama inspekton bulevardin në Vlorë: Shumë bukur ka dalë! Gjiknuri: S'po i heq dot sytë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është vendosur ditën e sotme në Vlorë ku ka inspektuar disa nga projektet me të cilat po punohet. Pas inspektimit të shëtitores dhe bypass-i në Vlorë, Rama u ndal në bulevardin "Ismail Qemali" dhe transformimit të tij.

"Drejt përfundimit edhe faza 2 e Bulevardit "Ismail Qemali", ku tanimë përjetohet transformimi fantastik, që do të vijojë çdo vit me rritjen e kurorave të pemëve deri në krijimin e "tuneleve" të gjelbër për këmbësorët vlonjatë e turistë, përgjatë gjithë aksit të bulevardit", tha Rama.

Gjatë inspektimit të bulevardit i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli dhe deputeti Damian Gjiknuri, Rama nuk ka rezistuar pa 'marrë penelin e tij' dhe dhënë ide në lidhje me godinat dhe pallatet anash bulevardit për t'i bërë ato sa më të gjalla dhe tërheqëse, por nuk kursen as kritikat për shtyllat po kondicionerët që duhen larguar.

Rama: Po këto pallate një ngjyrë të bardhë do të kenë?

Leli: Po të doni ju i ndryshojmë

Rama: Mbase diku duhet të ketë një thyerje, mbani konceptin e lozhës, po të ketë një ngjyrë thyerje, si një të verdhë, një portokalli apo të kuqe, vetëm pak pa u ekzagjeruar. Ruani bazën por vetëm një katror apo shtyllë vendosini një thyerje.

Rama: Po këto tabelat e bizneseve kështu do jenë, duhen unifikuar

Leli: Po do flasim dhe me bizneset nëse janë dakord

Rama:  Duhet të jenë njëlloj, nuk ka këtu jam apo jo dakord, me detyrim

Rama:  Nuk më pëlqejnë kondicionerët duken keq, duhet t'i sistemojmë dhe t'i gjejmë një zgjidhje pasi hedhin poshtë të gjithë punën.

Leli: Projekti ka dalë shumë bukur

Rama : Po

Gjiknuri: Shumë, s'po i heq dot sytë

Kryeministri Rama foli dhe për projektin e parkut që do të bëhet në shtëpinë flamur që pritet të dorëzohet në muajin maj. E gjithë rruga drejtë kur të rriten pemët kurorat e tyre të krijojnë një korridor të gjelbër dhe në fund do të jetë parku me shumë pemë dhe do të dalë në dritë dhe Shtëpia e Flamurit. Gjithashtu këtu duhet të ketë dhe një qendër për të rinjtë, fëmijët do të jetë një oaz i qetë u shpreh Rama, ndërsa nuk kurseu 'thumbat' për Dritan Lelit, se nuk e hoqi një tabelë, që ka vite që ia kërkon ta 'zhdukë'.

Rama: E gjithë kjo rrugë do të krijohet një korridor i gjelbër nga pemët dhe do të dalim drejt e në park ku njerëzit mund ta bëjnë në këmbë. Do ketë qendër për të rinjtë. Në fund të bulevardin ku merret kthesa për te lungomare është pas saj tabele që kam vite që them hiqe hiqe dhe nuk po hiqet.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aldi: 02/05/2020 01:59

    O shqiptar i uritur edhe qeni qe rri ne rruge ka per te ngrene buke,,,nuk vdes njeri per buke ne shoperi....

    Përgjigju
  • Shqipetari i uritur: 01/05/2020 20:02

    BUKE BUKE BUKE BUKE PER KETE KEMI NEVOJE

    Përgjigju
    • Niko: 02/05/2020 12:18

      Ik te kazanët e plehrave ke plot të hash, aty e kane vendin njerëz si ty.. Ata që janë të zot e nxierin nga dheu.. Turp turp si flet për buk o injorant.

  • Enis: 01/05/2020 19:34

    Meqe leli tha qe vlora ka shume ere,,a mos duhet te vendosen ne kodrat e vlores 30 impiante mre helika per prodhimin e energjise ,,,eshte dhe shume ekologjike,po ashtu te vendosen ne lezhe-shkoder-durres- e kudo...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës