Tendencate e modës nga viti në vit janë nga më të larmishmet. Këtë verë kryesojnë rrobat e banjës me ngjyra por dhe body. Nëse doni që të gjithë të kthehjnë kokën nga ju, më poshtë janë disa nga modelet që mund t'iu ndihmojnë të bëni zgjedhjen e duhur.

1. Materiali i rrudhosur
Ndonëse në dukje të parehatshme, ky model ngjan një mrekulli! Format e trupit duken edhe më të bukura, por rezultatin e vërtetë e merrni pas nxirjes.

2. Ngjyra e verdhë!
Një palë rrobe banjo të verdha këtë duhen se s’bën në valixhen e verës!

3. Printi leopard
Si mund të mungonte printi më i famshëm në modelet e këtij viti?! I gjithë plazhi po ju pret të zhyteni si një tigreshë e vërtetë!

4. Pas në kohë!
Kthehuni shumë vite pas duke zgjedhur një palë bikini si këto. Do të dukeni të ëmbla, të pafajshme dhe shumë intriguese në të njëjtën kohë.
Komente








