TIRANE- Jemi mësuar të flasim dhe të kemi në fokus të gjitha problemet sociale që na rrethojnë çdo ditë, por harrojmë të kontribuojmë për atë pjesë që ndoshta e vuan më shumë indiferentizimin tonë. Një ditë shpresë dhe gëzimi, ka qenë 3 dhjetori për 30 persona me aftësi të kufizuar të cilët janë pajisur me karroca invalidi fal projektit ‘Albania Cap Project’.
Një nismë kjo e nisur muaj më parë, fal bashkëpunimit mes të rinjve në të gjithë Shqipërinë duke iu kthyer buzëqeshjen me një gjest human personave me aftësi të kufizuar. Është pikërisht Kordinatorja vullnetare e Tiranës, Ketrin Gjermani e cila na rrëfen hap pas hapi punë e bërë me riciklimin e tapave, qëllimin e projektit, si dhe nxitjen dhe integrimin e të rinjve në jetën sociale, ekonomike, humanitare e kulturore.
/Shqiptarja.com