Këngëtarja e famshme Katy Perry ka arritur një rekord të ri në karrierën e saj.

Këngëtarja e hitit Roar  ka “përzënë” nga froni i “Twitter-it” këngëtarin e ri Justin Bibier, i cili prej tre vitesh mbante vendin e parë për numrin më të madh të ndjekësve (followers).
kety perry
Fansat e këngëtares po shtohen dita-ditës, dhe tashmë Perry numëron më shumë se 46.5 milionë ndjekës në “Twitter”, numri më i madh i arritur deri më tani nga njerëzit që i përkasin botës së muzikës.

Ndërsa, në vitin 2010, idhulli  i adoleshentëve, Justin Bibier arriti t’ia kalojë këngëtares Lady Gaga, që në atë periudhë kishte mbi 10 milionë ndjekës. (m.z/shqiptarja.com)