Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës të mbajtur dje u diskutua pë hyrjen e Koshtunicës dhe mbajtjes së mitingut elektoral në Mitrovicë. Aty u konkludua se KFOR-i dhe EULEX-i nuk e kanë respektuar një kërkesë të Qeverisë për t`ia ndaluar hyrjen në Kosovë kryetarit të partisë demokratike të Serbisë, Voisllav Koshtunica. Këtë e kishte pohuar të hënën edhe zv/kryeministri Hajredin Kuçi, i cili kishte thënë se këta dy mekanizma nuk e kanë kryer misionin e tyre në veri.
Komandanti KFOR-it, Erhard Drevs nuk i ka komentuar reagimet e qeverisë, por ai tha se Qeveria duhet të jetë e përmbajtur dhe të mos ndërmarrë ndonjë aksion si ai i 25 korrikut të vitit të kaluar.
Ndërkaq, zyrtarë të EULEX-it nëpërmjet postës elektrike kanë thënë se kanë pranuar kërkesën e Policisë së Kosovës për ta ndaluar hyrjen e Koshtunicës në Kosovë, por thonë se EULEX-i nuk ka regjistruar hyrje të Koshtunicës apo Samarxhiqit në pikat zyrtare 1 dhe 31.
Vojisllav Koshtunica është kryetar i Partisë Demokratike të Serbisë, ish-kryetar i Jugosllavisë deri në vitin 2003 si dhe kryeministër nga 2004 deri në 2008tën,.
Koshtunica kishte vizituar djalin e tij ushtar gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998, foto e cila ka qarkulluar nëpër media ku shihet me kallashnikov në duar.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com