Misioni i KFOR-it në Kosovë ka arsyetuar sot ndërhyrjen e tij në veri për të liruar rrugët dhe përdorimin e forcës e ka quajtur kudnërpërgjigje ndaj gjuajtjeve të serbëve ndaj ushtarëve të KFOR-it. Ata kanë ekspozuar mjetet e tyre të dëmtuara gjatë këtij aksioni.
Është prezantuar një tank i KFOR-it i goditur me 22 predha të kalibrave të ndryshme nga serbët gjatë aksionit të javës së kaluar të KFOR-it për të zhbllokuar rrugët në pjesën veriore të vendit.
Ndërsa intervenimi atje, sipas zyrtarëve të KFOR-it, ishte i domosdoshëm si kundërpërgjigje ndaj gjuajtjeve me gurë por edhe armë nga një grup kriminelësh serb të mbledhur në atë pjesë. Në një takim me përfaqësues të mediave, zyrtarë të KFOR-it kanë ekspozuar mjetet e tyre të cilat janë goditur me armë të ndryshme nga serbët e grumbulluar në Rudarë.
Zëdhënsi i KFOR-it, Uve Nowicki tha se këto dëshmi tregojnë se ka pasur armë të kalibrave të ndryshëm dhe të rëndë që janë përdorur e të cilat kanë depërtuar pavarësisht masës së fortë që ka ky automjet.
KFOR-it prezantoi para gazetarëve edhe uniformat e ushtarëve të aleancës veriatlantike të plagosur në këtë aksion. Ndërsa për sa i përket të plagosurve nga ana e serbëve, prapa kamerave, zyrtarë të KFOR-it thanë se njëri nga të plagorsurit serb është i plagosur me një kalibër plumbi që nuk përdoret fare nga ana e KFOR-it.
Për me tepër, KFOR-i ka bërë të ditur se pas kësaj situate të krijuar është detyruar të gjuajë me plumba gome në mënyrë që të shpërndajë masën.
Sipas zyrtarëve të KFOR-it, armët që janë përdorur nga serbët kanë qenë të ndryshme duke filluar nga pistoletat e deri tek pushkët e gjata.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com