Njësitë e KFOR it kanë gjetur një sasi të madhe armatimi në Veleglavë, në afërsi të Tërstenikut të komunës së Dardanës (ish-Kamenicës).
Zëdhënësi i KFOR it, Den Harvi, u tha medieve se aty janë gjetur arka armësh, raketa, granata dhe municion.
Të gjitha janë shkatërruar nga ekspertët e KFOR it, ka thënë Harvi. Ai nuk ka folur për detajet tjera, por ka thënë se ky armatim mund të ketë mbetur nga lufta e fundit. 
KFOR i ndërmerr veprime të tilla të paktën dy tre herë në javë, por ky rast ishte i veçantë pasi që kishte një numër të madh armatimi të zbuluar, ka thënë zëdhënësi Harvi. 
/rg/shqiptarja.com/