/ATSH/-Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajori Francesco Paolo Figliuolo, ka autorizuar Njësinë e Zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) që të operojë në afërsi të lumit Ibër në Komunën e Mitrovicës, me qëllim të realizimit të aktivitetit të kërkim - shpëtimit për një person që mendohet të jetë zhdukur.
Sipas një njoftimi të KFOR-it, autorizimi jepet pas kërkesës zyrtare nga Shefi i Operativës Rajonale - Veri, Policia e Kosovës, përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bazë të urdhrit të prokurorit kujdestar.
"Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Veri do të jetë përgjegjëse për koordinimin e këtij aktiviteti, së bashku me Njësinë e Zhytësve të FSK-së dhe me Detaçmentin e Përbashkët Rajonal të KFOR-it. FSK-ja do ta ngrehë qendrën e përkohshme të zhytjes në bregun jugor të lumit Ibër, pasi që KFOR-i momentalisht nuk ka kapacitete të zhytjes në Kosovë. Aktiviteti i sotëm humanitar është i ngjashëm me aktivitetin e realizuar gjatë korrikut të vitit të kaluar, kur Komandanti i KFOR-it autorizoi Njësitë e FSK-së që të operojnë në liqenin e Gazivodës (komuna e Zubin Potokut)", thuhet në njoftim./Kosovapress/
/Shqiptarja.com