KFOR: Inspektimi i Urës së Ibrit u bë pa koordinimin tonë, u njoftuam disa orë para se të niste

KFOR: Inspektimi i Urës së Ibrit u bë pa koordinimin tonë, u njoftuam disa orë para se të niste

Ura e Ibrit

Institucionet e Kosovës kanë bërë dje inspektime mbi qëndrueshmërinë fizike të Urës së Ibrit kurse sot edhe testime me kamionë që kaluan mbi të, pasi qeveria ka paralajmëruar hapjen e saj.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili qëndroi në Mitrovicë gjatë testimit të Urës, tha para mediave se ky veprim është “në koordinim me KFOR-in”.

Mirëpo, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, raporton Klankosova.tv i ka demantuar këto pretendime, duke thënë se zhvillimet në urë s’kanë qenë të koordinuara me ta.

“Jemi në dijeni të raportimeve se inspektimi teknik i urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë është koordinuar me misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Kjo nuk është e vërtetë”, tha një zëdhënës i KFOR-it.

Më tej, ky zëdhënës tha se nuk janë të përfshirë në asnjë mënyrë në këtë situatë dhe se për inspektimin fillestar të ditës së djeshme (e mërkurë), janë njoftuar nga drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, vetëm disa orë para se të niste procesi.

“Deklarata jonë e datës 6 gusht 2024 ishte e qartë: Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ozkan Ulutash, është njoftuar nga drejtori i Policisë së Kosovës ditën e inspektimit fillestar, vetëm disa orë para se ai të niste”, ka thënë një zëdhënës i KFOR-it.

Gjatë ditës së djeshme janë bërë inspektime mbi qëndrueshmërinë fizike të urës së Lumit Ibër, ndërsa sot janë bërë testime të saj me kamionë të cilët kaluan përmbi urë.

Krejt kjo u bë pasi qeveria ka paralajmëruar kohë më parë se ura mbi lumin Ibër, që lidh dy Mitrovicat, duhet të hapet edhe për qarkullim të automjeteve./Klankosova tv

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë